• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, ngrihen akuza ndaj 12 agjentëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit

21:26 : 13/07/2018
në BOTA

Një Juri e Madhe federale ngriti të premten akuza ndaj 12 oficerëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit, për depërtim në 2016-n në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për presidente të SHBA-së Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike. Lajmi u njoftua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Aktakuza, hartuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në kuadër të hetimit në vazhdim të zyrës së tij, për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të fituara nga Presidenti Donald Trump, bëhet publike tre ditë përpara takimit të këtij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki në 16 korrik.

“Aktakuza është ngritur ndaj 12 oficerëve ushtarakë rusë të cilët përmenden me emër, për komplotim me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-s”, njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Zoti Rosenstein tha se në aktakuzë nuk ka pretendime për përfshirje të qytetarëve amerikanë në krimet e pretenduara. Ai tha se ka informuar për këtë çështje presidentin Trump, më herët gjatë kësaj jave.

Në një njoftim për shtyp të Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhej se oficerët e Agjencisë Ushtarake ruse të Zbulimit (GRU) “janë përfshirë në kapacitetet e tyre zyrtare, në një përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në rrjetet kompjuterike të fushatës së Komitetit Kombëtar Demokrat dhe fushatën presidenciale të Hillary Clinton-it, duke e publikuar informacion në internet, nën emrat DCLeaks dhe Gufficer 2.0. “.

Zoti Mueller ka ngritur aktakuza kundër disa ish-ndihmësve të fushatës së zotit Trump, përfshirë ish-kryetarin e fushatës Paul Manafort-i dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn.

Lexo edhe:

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

Në shkurt, zoti Mueller akuzoi 13 shtetas rusë dhe tre kompani rusë

për përgatitjen e një komploti për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Në aktakuzë thuhej se rusët, përdorën llogari të rreme në internet për të shpërndarë mesazhe përçarëse si dhe kanë udhëtuar nëpër SHBA për të mbledhur informacione dhe organizuar tubime politike ndërsa paraqiteshin si amerikanë. Por kjo aktakuzë nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me përpjekjet për ndërhyrje të qeverisë ruse.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë dalë në përfundimin se Rusia ka përdorur propagandën dhe hakmarrjen për të ndërhyrë në zgjedhje, në një përpjekje për të dëmtuar zonjën Clinton dhe ndihmuar zotin Trump të fitojë. Disa orë përpara publikimit të aktakuzës, zoti Trump e cilësoi hetimin e zotit Mueller si një “gjueti shtrigash të manipuluar” që po dëmton marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë.

/VOA/

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025
BOTA

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025
Para

Spalletti reagon për blerjen e Ronaldos nga Juventusi

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com