Skandali me transmetuesin Publik TVSH
Nga Boldnews.al
Kampionati botëror Rusi 2018 është në hapat e tij të fundit dhe përveç surprizave që ofruan ekipet e ndryshme pretendente, paturpësinë më të madhe e ofroi Televizioni Publik Shqiptar. 5 vite pasi “udhëheqësi i madh” Edi Rama kishte shpallur mbylljen e lojrave të fatit se “po ndanin burrin nga gruaja dhe po rrisnin frikshëm krimin në familje”, çiraku i vëllait të tij (Olsit) Thoma Gëllçi (Drejtori i TVSH), i solli lojrat e fatit në shtëpitë e tyre tashmë edhe për adoleshentët dhe fëmijët e vegjël.
E pa zakontë e turpshme dhe ngjethëse ishte fakti që në orën 12:00, 14:00, etj etj pra në çdo orarar kur fëmijët ishin para ekranit u bëhej reklamë kompanive të basteve. Sigurisht që edhe në emisionin e mbrëmjes vendosja e një skedine ishte format standard dhe shumë e turpshme se si edhe deputet të Kuvendit të Shqipërisë vendosnin baste live për fituesin e botërorit duke ndjekur dhe përfolur koeficientët. Diku dilnin çingije ruse dhe vendase, diku deputetë, artistë dhe njerëz me reputacion të shoqërisë sonë.
Pra pesë vite pasi u bë kryeministër dhe një vit pasi mori tepsinë, timonin dhe uturakun të gjitha për vete, Edi Rama e bëri të qartë se ai se ka problemin me lojrat e fatit por me faktin se kush i kontrrollon ato. Pavarsisht lotëve të krokodilit që derdhte pesë vite më parë, “fundi i marrëzisë” tregon marrëzinë e një populli për të vendosur në krye të vendit më të Marrin që ka në përbërje të tij.
Por dështimet e Edi Ramës janë si një çarçafë i madh që nuk mbaron kurrë, në fakt janë dështimet e shqipëtarëve se ai me propagandën e tij në rregull është.
Kështu dështoi dhe me kanabisin kur deklaroi fundin e epokës pas aksionit në Lazarat dhe pastaj lazaratizoi dhe kanabizoi çdo fshat të Shqipërisë.
Kështu dështoi dhe kanakarja e tij ministresha e Inovacionit Milena Harito që na premtoi se do i fuste diku poshtë telat ajror të energjisë internetit dhe telefonisë, por pesë vitë më pas duket se nuk ja gjeti dot vendin telave që vazhdojnë të valviten në hapsirat mes pallateve duke e bërë Tiranën të duket si Kabul.
Dështoi edhe me premtimin se do ja hiqte Shqipërinë oligarkëve dhe do tja kthente shqiptarëve. Në fakt vetëm një javë më parë miratoi një ligj të posaçëm për njërin nga oligarkët Çim Fushën, që ai të përfitoi shesh ndërtimi në qendër të Tiranës duke i vënë rruspën, historisë teatrit dhe kulturës.
Dështoi kur na premtoi drejtësi të re ndërkohë që çdo ditë shohim prokurorë eunukë dhe gjyqtarë të tredhur sesi marin vendime vetëm në favor të qeverisë, njësoj si shërbëtorët e telenovelave turke që po na i ofrojnë si mission civilizimi, miqtë e tjerë të Ramës.
Gënjeu kur na tha se do hiqte Llallën e prokurorisë për të luftuar krimin dhe ja la në dorë Ulsiut I cili vendosi aty Artën një ushtare besnike të Partisë.
Gënjeu pesë vite më parë kur tha se qeveria e tij do të jepte drejtësi për ish pronarët dhe të përndjekurit, në fakt çdo ditë restauron të shkuarën komuniste, të etërve të tij. Së shpejti do shpjerë dhe eshtrat e Enver Hoxhës, figures më të zezë të historisë së shqiptarëve tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Lëre një here që e ka mbushur me komunist 24 karatsh qeverisjen ku shkëlqen me prezencën e tij Mozi ministri i fundit i Brendshëm i sistemit kriminal të Enver Hoxhës.
Gënjeu kur premtoi shëndetësi falas dhe në fakt qindra miliona euro të shqipëtarëve u shkojnë klintëve dhe dhëndurrëve të pushtetit.
Gënjeu kur na tha se do të na çonte në Europë por në fakt po na çon drejt Turqisë autokrate, otomane dhe anadollake të Erdoganit.
Gënjeu dhe për shumçka tjetër, por gënjeshtër si kjo e fundit të marrëzisë nuk ka të dytë. Premtoi që do ti hiqte nga lagjet e banuara lojrat e fatit dhe nëpërmjet çirakut të Olsit, Thomait i futi ato në çdo shtëpi. Dhe ta mendosh që çdo shqiptar i pasur apo i varfër paguan taksa për TVSH, çdo muaj, nejse të gjithë Shqiptarët lekët e tyre i kanë ato të buxhetit që Rama ua ndan miqve të tij. Tani e ka ai në dorë të hajë nga tepsia apo nga uturaku dhe ti ushqejë dhe ata që e ndjekin ose nga tepsia ose nga uturaku.