Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka konfirmuar skuadrën e re.
Ish-ylli i Milanit, Liverpoolit, Chelseat dhe Atletico Madridit, ka vulosur transferimin e tij drejt ligës japoneze me klubin, Sagan Tosu.
Pas kthimit emocional në klubin e fëmijërisë tashmë Torres i ka dhënë lamtumirë klubit të Atletico Madridit.
Sagan Tosu momentalisht renditet e 17-ta në J-League, në vendin e parafundit, pasi i ka fituar vetëm tri nga 15 ndeshje deri tani këtë sezon.