• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti me armë te disko “Havana” në Dhërmi, ish-këshilltari i Tahirit sulmon Xhafajn: Fat që s’pati viktima!

12:05 : 10/07/2018
në AKTUALITET

Ish-kështilltari juridik i Ministrisë së Brendshme Erlis Hereni, në kohën kur ministër ishte Saimir Tahiri, ka reaguar pas konfliktit me armë ndodhur në disko “Havana” në Dhërmi. Në një shënim të gjatë në facebook Hereni thotë se nëse do të zbatohej “Ligji për masat shtesë të sigurisë publike” i miratuar që në 2016, ngjarja mund të ishte parandaluar.

Indirekt, Hereni sulmon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Edhe më herët ka qenë vetë Saimir Tahiri i cili s’ka kursyer kritikat dhe sulmet në adresë të pasardhësit të tij përsa i përket sigurisë publike dhe figurës së efektivit të Policisë së Shtetit.

Disa nga pikat që parashikon ligji janë:

1.Përdorimi i sistemit të kamerave ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

2.Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

Lexo edhe:

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, meteorologia: Ja çfarë do të ndodhë me motin në gusht

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

3.Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);

4.Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë.

Reagimi i plotë i Herenit:

“HAVANA Beach”, casus belli i zbatimit të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”!

Krismat në “HAVANA Beach” ishin shkundja e radhës (pas tërmeteve) në këtë verë tropikale që po kalojmë, here të nxehtë si shkretëtira e herë të ftohtë si acari.

Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur ngjarje edhe më të rënda, por sepse “krismat në Havana” nuk rrezikuan thjesht dhe vetëm jetën e atyre që qëlluan aty për të festuar pushimet e shumë pritura; ato lebetitën dallëndyshet guximtare nga Evropa e më gjerë, që vijnë si turistë në Shqipërinë që ndoshta e njohin përmes filmit “Taken”.

E siç e do zakoni, sa herë ndodh diçka që i brendashkruhet sferës së sigurisë publike, gishti i përgjegjësisë drejtohet ekskluzivisht tek Policia e Shtetit, duke anashkaluar tërësisht përgjegjësinë që ka secili qytetar (pa diskutim institucion) i republikës për ta bërë këtë vend më të sigurt.

Nuk më shkon kurrsesi ndër mend të shfajësoj policinë kur nuk performon por njëherazi e kam të pamundur të bëj sehir teksa përgjegjësia që duhet të bashkëndajmë të gjithë tretet mes analizash, komentesh gjitholloge apo denoncimesh digjitale plot fantazi.

Nuk është i largët shtatori i vitit 2016, ku pas shumë takimesh e konsultash, mes shumë debatesh institucionale e politike, u miratua “Ligji për masat shtesë të sigurisë publike”. Madje, ndryshe nga sa kemi parë të ndodhë, u miratuan në kohë edhe aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm.

Kjo do të thotë se ky ligj dhe dispozitat e tij, të marra seriozisht nga institucionet në radhë të parë, bizneset e qytetarët më pas, mund të kishte parandaluar terrorin e përjetuar nga pushuesit e Dhërmiut.

Sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe udhëzimeve në zbatim të tij, përshkruhen masat shtesë që duhet të merren që nga agjencitë e transportit të udhëtarëve apo mallrave me rrezikshmëri të lartë, tek njësitë e këmbimit valutor, baret restorantet apo lokalet e natës, e deri tek rezidencat apo pallatet; ku për subjektet që operojnë nga ora 23:00 deri në orën 06:00 përcaktohet shprehimisht detyrimi për të vënë në zbatim këto masa:

1.Përdorimi i sistemit të kamerave ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

2.Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

3.Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);

4.Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë.

Personalisht nuk isha aty atë mbrëmje, e atë që ndodhi e pashë në njoftimet e mediave. Por kushdo që ishte e ka të lehtë të gjykojë thjesht e vetëm duke i hedhur një sy të shpejtë listës sa më sipër.

Udhëzimi që detajon këto detyrime në zbatim të ligjit mban datën 10 mars 2017. Afati që kanë pasur bizneset për t’i përmbushur këto detyrime në emër të sigurisë së të gjithëve ka qenë 28 dhjetori 2017.

E që prej kësaj datë neni 15 i ligjit ngarkon me përgjegjësi Policinë e Shtetit për të kryer Inspektimet e periodike për monitorimin e përmbushjes së masave shtesë të sigurisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

Telajo e kësaj ngjarje flet qartë. Por se kujt i duhet tërhequr veshi ca më shumë, policisë, bizneseve, apo papërgjegjshmërisë tonë kolektive lidhur me atë çka në të vërtetë përbën arsye për shqetësim kolektiv, këtë nuk e them dot unë. A po, një gjë di ta them me siguri, nëse do të ishte zbatuar ligji, gjasat që kjo ngjarje (që për fat nuk pati viktima) të mos ndodhte janë të qenësishme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, meteorologia: Ja çfarë do të ndodhë me motin në gusht

08:29 : 01/08/2025
AKTUALITET

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

08:27 : 01/08/2025
RAJONI

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

08:16 : 01/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave mbi 2 mijë kubikë

08:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Gushti nis me mot të kthjellët dhe temperatura që shkojnë deri në 34 gradë

08:08 : 01/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 01/08/2025
Para

'Teatri'/ Kompania e kullave u zgjodh pa garë, Pollo: BE ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga qeveria, 2 mln €!

TË GJITHA

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, meteorologia: Ja çfarë do të ndodhë me motin në gusht

08:29 : 01/08/2025

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

08:27 : 01/08/2025

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

08:16 : 01/08/2025

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave mbi 2 mijë kubikë

08:10 : 01/08/2025

Gushti nis me mot të kthjellët dhe temperatura që shkojnë deri në 34 gradë

08:08 : 01/08/2025

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 01/08/2025

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com