Ndërsa Bashkimi Europian ka si temë të nxehtë në takimet e tyre emigracionin dhe menaxhimin e emigrantëve të cilëve u refuzohet lejeqëndrimi, sillet për rishikim në Kuvendin e Shqipërisë edhe projektligji “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar.”
Sipas relacionit, konsolidimi dhe zgjerimi i BashkimitEvropian, si dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadrin e procesittë stabilizim-asociimit e bëjnë të nevojshëm hartimin dhe nënshkrimin e një instrumenti ligjor, i cili ravijëzon frymën epartneritetit dhe vendos raporte të ndërsjella kontraktore detyruese ndërmjet një vendi anëtar të Bashkimit Evropian dheRepublikës së Shqipërisë për krijimin mbi bazë reciprociteti tëprocedurave të shpejta dhe efektive për identifikimin dhe ripranimin e personave, të cilët nuk plotësojnë ose nukplotësojnë më tej kushtet për hyrjen, qëndrimin ose banimin nëterritorin e Republikës së Shqipërisë ose të njërit nga shtetetanëtare të Bashkimit Evropian, si dhe të lehtësojë kthimin transit të këtyre personave në një frymë bashkëpunimi.
Më tej, në zbatim të marrëveshjes së mëparshme të hyrë në fuqi në 2006, projektligji i ndryshuar mbulon edhe disa nene të tjera si më poshtë:
Neni 1 përcakton autoritetet kompetente të palëve dhe pikat ekontaktit të tyre.
Neni 2 përcakton pikat e kalimit kufitar në vendet respektive.
Neni 3 përcakton gjuhën angleze, si gjuhë komunikimindërmjet palëve, për zbatimin e këtij protokolli.
Neni 4 përcakton modalitetet e aplikimit për ripranim dhe të kthimit të përgjigjes për kërkesat për ripranim.
Neni 5 përcakton mjetet dhe dokumentet shtesë, nëse autoritetikompetent i palës kërkuese konsideron se dokumente të tjera që nuk janë të renditura në shtojcat 1 dhe 4 të marrëveshjes janë tërëndësishme për të përcaktuar shtetësinë e personit që pritet tëripranohet apo për të përcaktuar arsyet për ripranimin e shtetasve nga vende të treta apo pa shtetësi. Dokumente të tillamund t’i bashkëlidhen gjithashtu aplikimit të ripranimit që i dorëzohet autoritetit kompetent të palës së kërkuar.
Neni 6 përcakton autoritetet dhe modalitetet e kryerjes së intervistës të shtetasve, nëse nuk mund të paraqitet asnjë ngadokumentet e renditura në shtojcën 1 apo 2 të marrëveshjes.
Neni 7 përcakton dokumentacionin e nevojshëm për udhëtimkur jepet pëlqimi për ripranim.
Neni 8 përcakton mënyrën e njoftimit për transferimin, pasiështë dhënë pëlqimi për ripranim që duhet të përmbajë të dhënapër datën dhe të dhënat e fluturimit për transferimin, si dhe mbipërdorimin e eskortës, në rast se do të përdoret.
Neni 9 përcakton modalitetet e aplikimit për kalimin transit.
Neni 10 përcakton se nëse ripranimi ose transiti kryhet meeskortë, oficerët e eskortës duhet të kryejnë detyrat e tyre tëpaarmatosur, të jenë të veshur civilë
dhe të kenë me vete pasaportë të vlefshme dhe dokumente qëkonfirmojnë kushtet e ripranimit apo transitit.
Neni 11 parashikon se në operacionet e kthimit që ndërmerren nga pala kërkuese, për transferimet ose transitetqë kryhen në zbatim të marrëveshjes, duhet të lejohen organet kombëtare dhe ndërkombëtare monitoruese të vëzhgojnë fazën e operacionit që kryhet në territorin e palës sëkërkuar, duke përfshirë edhe dorëzimin e mundshëm të tëkthyerve tek autoritetet e tyre, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.
Neni 12 përcakton mënyrat e mbulimit të shpenzimeve ngapalët, ku theksohet se shpenzimet mbulohen në euro nga palakërkuese, siç është parashikuar në nenin 15, të marrëveshjes.Secila palë kontraktuese mbulon shpenzimet për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit e saj.
Në relacionin e këtij pr.ligji theksohet se lufta kundër migrimittë paligjshëm dhe masat për parandalimin e tij përbëjnë një nga sfidat aktuale për vendet e BE–së dhe për vendet e rajonit si Shqipëria, të cilët vetëm disa ditë më parë iu hap drita jeshile për cceljen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm./monitor/