Mat, kryenin gërmime për zbulim minerali, procedohen penalisht 2 persona

Dy persona janë proceduar penalisht pasi shpërdoronin tokën duke kryer gërmime për zbulim minerali në Mat.

Shtetasit me iniciale D.R, 32 vjeç, dhe A.D, 33 vjeç, të dy banues në Rukaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin me një eksavator po kryenin gërmime në fshatin Plan i Bardhë, Klos.

LEXO EDHE  Zbulohet drogë/ Arrestohet një person, në hetim disa zyrtarë

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Shpërdorim toke”, kryer në bashkëpunim, parashikiar nga nenet 199, 25 të Kodit Penal.