Një banesë në rrugën “Vasil Mici”, në Durrës, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve, flakët janë vënë në kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Burime nga shërbimi zjarrfikës kanë bërë të ditur se zjarri ka qenë aksidental dhe shkak është bërë hekuri i rrobave i harruar në prizë.