Gjatë kësaj jave do kërkoni me shumë te merrni sesa te jepni ju te dashuruarit. Nuk do keni një marrëdhënie shumë te qëndrueshme me partnerin dhe ne disa momente mund të thoni edhe fjalë të gabuara. Ne fakt gabimet me te mëdha do i bëni ju, por nuk do i pranoni. Jeta e beqarëve ka rrezik të ndërlikohet edhe me shumë. Ata do joshin persona qe janë te zënë dhe do kenë konflikte te forta me te tretë. Sektori i financave do jete përgjithësisht i mbrojtur, megjithatë po kursyet do dilni edhe me te fituar. Shëndeti duhet pasur me nen kujdes. Beni kontrolle për çdo shqetësim qe do ndieni. Ne pune projektet do rrjedhin natyrshëm dhe nuk do ndiheni nen trysni. Jeta familjare ka për te qene e tensionuar.
DEMI 21. prill – 21. maj
Do ndiheni me se miri pranë partnerit tuaj këtë jave dhe do bëni me te gjithçka qe do ju pëlqejë. Te dy do keni mendimet e njëjta dhe do qëndroni me tepër bashke. Beqaret nuk do kënaqen shume me takimet qe do realizojnë dhe kjo do beje qe ata shpesh te mbyllen ne vetvete. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Gjendja nuk do jete shume e mire kështu qe shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do ju mungoje asnjë dite energjia. Ne pune mund te dalin here pas here edhe pengesa, por ne përgjithësi gjithçka do ece mire dhe do i arrini objektivat qe i keni vene vetes. As jeta familjare nuk do ketë probleme.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta forconi marrëdhënien këtë javë dhe mos lejoni as familjarët e tij e as tuajit te ndërhyjnë mes ju te dyve. Nëse nuk e bëni këtë te fundit ka rrezik te filloje përçarja. Beqaret do influencohen pozitivisht dhe do arrijnë atë qe dëshirojnë pa u lodhur shume. Ne planin financiar nuk do bëni përpjekjet e duhura, por fati do jete me ju dhe gjendja do ketë vetëm përmirësime. Shëndetin mos e lini pas dore. Pse jo, mund te shkoni edhe ne ndonjë seance masazhi ose ne not për t’u ndier me ne forme. Në punë Dielli do ju bëjë me entuziaste dhe me te motivuar. Jeta familjare do ketë përmirësime te vazhdueshme.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Mundohuni te mos kërkoni gjera te ekzagjeruara këtë jave nga partneri sepse ai nuk do mundet dot t’ua plotësoje te gjitha. Qëndroni me këmbë ne toke me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe mund te refuzojnë ftesa te jashtëzakonshme. Kane për t’u penduar, por do jete tejet vone. Buxheti nuk do jete i keq, por as aq i mire sa për te bere çdo shpenzim qe do ju shkoje neper mend. Gjendja shëndetësore do jete me e qëndrueshme. Do ndiheni te relaksuar dhe te qete gjithë kohës. Ne pune do iu jepen mundësi te reja për te treguar aftësitë tuaja dhe keni për te pasur përfitime te mëdha. Me familjarët do ruani një marrëdhënie te mire.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Lidhja mes jush dhe atij qe keni ne krah do jete e shkëlqyer këtë jave. Secili do luaje rolin qe i takon dhe do mundohet ta beje çdo moment sa me emocionues. Ditët e fundit kanë për të qene edhe me harmoniket. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Gjate kësaj jave do bëni gjera te çmendura me partnerin tuaj dhe keni për te përjetuar emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit menduar se gjerat mund t’iu shkonin kaq mire. Beqaret nuk do i qëndrojnë dot indiferente disa personave dhe mund te fillojnë te njihen me tepër me ta. Ne planin financiar gjendja do filloje te stabilizohet pas gjithë përpjekjeve qe keni bere. Shëndeti nuk do jete i mire. Jupiteri do ndikoje negativisht dhe do keni shqetësime. Merrni masa për t’u mbrojtur ndaj problemeve. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe asgjë nuk do ju pengoje te ecni ne drejtimin e duhur. Bravo edhe për vendosmërinë. Jeta familjare do jete e ngrohte.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do jeni te stresuar shumicën e kohës ju te dashuruarit dhe shume gjera kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni ne shume momente atij qe keni ne krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje te gabuar qe do bëni. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe do i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë. Disa mundet edhe te lëndohen nga zgjedhjet qe do bëjnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes te pakushtëzuar te familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas te martës gjendja do jete shume me e stabilizuar. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë dhe do jeni me te motivuar për te ecur përpara. Jeta familjare do jete si zakonisht.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Nëse keni kritika bëjani drejtpërdrejt partnerit tuaj dhe mos e mbani ne ankth. Çdo gjë mund te zgjidhet nëse ekziston dëshira e mire dhe nëse secili pranon gabimet e veta. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara vetëm e vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Financat do jene me ulje dhe ngritje gjate gjithë kohës. Po bëtë gabime keni për te pasur probleme serioze edhe me vone. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç shenjave te lodhjes qe do ndihen ne dite te caktuara. Ne pune do ju bëhen propozime qe nuk duhet t’i humbisni për asnjë lloj arsyeje. Prej tyre jeta juaj do ndryshoje njëherë e përgjithmonë për mire. Jeta familjare do ketë disa vështirësi te vogla.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Ka rrezik qe edhe gjate kësaj jave rutina t’iu pushtoje fort ju te dashuruarve dhe kjo do ju mërzitë pa mase. Ne disa momente do keni edhe konflikte me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret do kenë dite te ndërlikuara e te ngarkuara me pune kështu qe nuk pritet te ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ne planin financiar problemet kane për te qene te vazhdueshme nëse nuk merrni masa dhe nuk kërkoni ndihmën e specialisteve. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm dhe nuk priten as shqetësime nga barku apo shpina. Ne pune fati do jete me ju dhe do ju hapen horizonte te reja. Jave goxha pozitive pritet qe te vije. Me familjaret do keni debate dhe nuk do bini dakord për asgjë.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Këtë jave, edhe pse mund te keni angazhime pafund, do gjeni hapësira te lira për te kaluar kohe me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen me shume se me pare. Beqaret nuk duhet te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli, por duhet te shfrytëzojnë çdo rast qe do iu jepet për njohje te reja. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme te njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jete ne gjendjen me te mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur. Edhe jeta familjare do jete e mire.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Këtë jave do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj ju te dashuruarit. Do jeni me te ëmbël e me shprehës kështu qe gjithçka do jete me e bukur se me pare. Beqaret do ndihen aq mire ashtu si janë saqë do kenë frike te hedhin hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jete u qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti ne disa momente do lere për te dëshiruar. Mund te keni edhe shqetësime nga zemra, te cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Ne pune do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmoje te kaloni lehtësisht gjithçka. Ne familje çdo gjë do ece me se miri.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Ne jetën tuaj ne çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjate gjithë javës. Nuk do jeni aspak te qete dhe ndonjëherë do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret do bëjnë çmenduri gjate gjithë javës vetëm e vetëm qe te bëjnë për vete një person te rregullt. Ne fakt pjesa me e madhe do ja arrije qëllimit. Sektori i financave ne shume momente do jete delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim qe do kryeni ne mënyrë qe te mos mbeteni keq me pas. Shëndeti do ketë goxha probleme e me shume nga ato qe lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin qe do konsumoni dhe pini sa me shume lëngje. Ne pune do jeni autoritare dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare do jete e hareshme.