Turistja ruse gjendet pas 21 orësh “e djegur” në det

Lexo edhe:

Një turiste ruse është gjetur në det pas 21 orësh që qëndronte vetëm me një dyshek të fryrë uji.

Olga Kuldo është shpëtuar nga grupi i kontrollit që po kërkonte në det për emigrantë ilegalë në brigjet e Kretës.

55-vjeçarja nga Rusia, u rrëzua në det në rezortin e Rethymno në veri të ishullit grek, pasi u përfshi në një rrymë të fortë.

Ajo qëndroi gjithë natën në det dhe u dogj keq nga dielli i nxehtë të nesërmen.

Imazhet dramatike tregojnë se si ajo noton e dëshpëruar ndërsa punëtorët e Frontex i hedhin një litar për ta ngjitur në anijen e tyre.

Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor për ekspozimin ndaj diellit dhe problemet e zemrës pasi ka qëndruar gjatë në ujë.

 

Lajme të lidhura

Para