• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rusi 2018/ Francë-Argjentinë, përballje gjigantësh në “Kazan Arena”, shifra dhe fakte

09:55 : 30/06/2018
në SPORT

Franca dhe Argjentina do të përballen në 1/8-at e Kupës së Botës në “Kazan Arena” (e shtunë, 16:00). Pasi fituan dy ndeshjet e para të grupit me një gol diferencë, Franca e ka mbyllur ndeshjen e fundit, të luajtur kundër Danimarkës, me një barazim 0-0 pasi kishte siguruar kualifikimin.

Ai barazim ka qenë ndeshja e shtatë e “Les Blues” pa pësuar humbje (5 fitore, 2 barazime). Në fakt, ecuria e skuadrës së Deschamps ka qenë shumë e mirë, me vetëm 1 humbje të pësuar në 15 ndeshjet e fundit.

Ata kanë pësuar 12 gola në ato takime dhe asnjë në shtatë prej tyre.

Argjentina, nga ana tjetër, nuk e ka patur të lehtë kalimin e grupit. Messi-t me shokë i është dashur një gol në minutën e 86-të të ndeshjes së fundit të Grupit D, të luajtur kundër Nigerisë, për të siguruar një vend në 1/8-at.

Problemet e shumta të bardhekaltërve kanë qenë një tregues i qartë i formës aspak të mirë të treguar në shtatë ndeshjet e fundit (3 fitore, 1 barazim, 3 humbje), në të cilat kanë pësuar 15 gola.

Lexo edhe:

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

Pavarësisht historisë së pasur të këtyre dy kombëtareve, ato janë përballur në Kupën e Botës vetëm dy herë, me Argjentinën që i ka fituar të dy takimet (1930, 1978).

Në total, këto dy përfaqësuese janë ndeshur 10 herë, me argjentinasit që kanë regjistruar gjashtë fitore, ndërsa francezët vetëm 1.

Tre takimet e tjerë janë mbyllur në barazim 0-0. Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë dy lojtarët që mund të vendosin këtë sfidë.

I pari i ka dhënë fund ecurisë prej 662 minutash pa gol në Kupën e Botës në ndeshjen kundër Nigerisë dhe do të kërkojë të vazhdojë në këtë rrugë pasditen e së shtunës.

I dyti ka shënuar vetëm një gol në këtë Botëror, shumë pak për një sulmues të kalibrit të tij.

Shifra dhe Fakte
– Të dy ekipet nuk kanë humbur asnjë nga pjesët e para të ndeshjeve që kanë luajtur deri tani në këtë Kupë të Botës.

– Franca nuk ka humbur kurrë ndeshjen e katërt të Kupës së Botës (gjashtë ndeshje).

– Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Francës në Kupën e Botës, vetëm një skuadër ka arritur të shënojë.

– Pesë fitoret e fundit të Argjentinës (në 90 minuta) në Kupën e Botës kanë qenë me një gol diferencë.

– Në vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e luajtura mes këtyre dy ekipeve, të dy skuadra kanë shënuar gol.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025
AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
Para

Drita e Gjilanit shkruan historinë, kalon në fazën tjetër të Champions League

TË GJITHA

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025

“Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme spitalore”, rrëfimi i fortë: Ata janë mafiozë, më vrasin nëse denoncoj

21:35 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com