Artistët e pozicionuar kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar u kanë dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit, që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, ku i kërkojnë të rishikojnë vendimin për shembjen e godinës 80-vjeçare dhe të lejojnë rikonstruksionin e saj.
Letrës i bashkëngjiten edhe emra artistësh, të cilët shtoheshin minutë pas minute online (më poshtë po renditim rreth 60 syresh).
Ndërkaq, dje pasdite vijoi protesta në oborrin e Teatrit Kombëtar, ku pavarësisht shiut, u mblodhën më shumë qytetarë se asnjëherë tjetër. Qytetarët po ashtu firmosën peticionin në fjalë, i cili është i disponueshëm edhe online. Në protestën e djeshme u bë edhe një herë e qartë që rezistenca do të vijojë.
LETËR E HAPUR
Tiranë, më 29 qershor 2018
Drejtuar:
SHTZ Ilir Meta President i Republikës
SHTZ Edi Rama Kryeministër
SHTZ Gramoz Ruçi Kryetar i Kuvendit
SHTZ Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë
Ne artistët, nënshkrues të kësaj letre, kemi qenë dhe jemi përkrahës pa rezerva të nismës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, aspiratë e shprehur qysh në maj të vitit 1998, me nismën për themelimin e “Fondacionit për Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar”.
Gjatë periudhës së tranzicionit, Tirana ka humbur shumë salla kinemaje, që mund të ishin konvertuar fare lehtë në salla teatri, por edhe salla teatri, ndër të cilat, më e madhja salla e ish-Teatrit të Varietesë, sot Teatri i Metropolit.
Nga ana tjetër, në Shqipëri mungojnë nismat private të mecenatëve të artit, atyre që kanë ndërtuar teatrot e para në çdo vend të Europës. Sot, pas 20 vjetësh, popullsia e Tiranës është dyfishuar dhe ndërtimi i Teatrit të Ri është një imperativë e kohës. Nisur nga sa më lart, ne mendojmë se Tirana dhe Shqipëria nuk e kanë luksin të ndërtojnë salla të reja teatri, duke shembur të vjetrat.
Për këtë arsye, ne e kemi përshëndetur qëndrimin e ish-Kryeministrit Majko në vitin 2002, i cili doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ekzistues, për të ndërtuar aty Teatrin e ri, në partneritet publik-privat. Në asnjë vend të Europës, nga Danimarka, te Polonia e deri te Maqedonia, nuk ndodh të shemben teatro sepse janë të vjetër.
Kudo teatrot e vjetër restaurohen apo rindërtohen sipas rastit, madje edhe kur ato shemben nga bombardimet apo digjen nga zjarri aksidental. As ndërtimi i sallave të reja nuk përdoret si justifikim për të shembur të vjetrat.
Teatri, varësisht prej dramaturgjisë dhe regjisë, ka nevojë edhe për salla e skena të mëdha e moderne, edhe për salla e skena të vogla, klasike. Nëse Tirana do të organizojë ndonjëherë Olimpiadën Botërore të Teatrit, eventin më të madh botëror në këtë fushë, do t’i duhen edhe salla të vogla, edhe të mëdha, edhe skena al’italiana, edhe skena të hapura. Në këtë linjë janë shprehur së fundi publikisht artistët e shquar Pirro e Pavlina Mani, Roza Anagnosti, Mimika Luca e Margarita Xhepa.
Prandaj, ne kërkojmë rindërtimin e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, me ekspertizën e specialistëve italianë. Ne jemi të bindur se qytetarët janë të gatshëm të dhurojnë fondet e nevojshme për këtë qëllim.
Por një nismë e tillë ka nevojë për shprehjen e vullnetit tuaj politik për t’i rindërtuar këto teatro, jo me partneritet publik-privat, por me partneritet publik shtet-qytetar!
Jemi në pritje të përgjigjes suaj!
EMRAT
1. Gulielm Radoja
2. Kastriot Çipi
3. Bashkim Zahaj
4. Bujar Alimani
5. Leonard Hamitaj
6. Suela Bako
7. Anderson Gurra
8. Anila Bisha
9. Besnik Doshlani
10. Leka Doko
11. Gert Izeti
12. Avni Abazi
13. Fatbardh Marku
14. Ermela Teli
15. Romir Zalla
16. Ermira Hysaj Çerkozi
17. Besmir Bitraku
18. Klodian Hoxha
19. Ramiz Gjini
12. Rita Gjeka
22. Marsel Rupi
22. Esela Pysqyli
23. Gëzim Rudi
24. Gentian Zenelaj
25. Simon Shkreli
26. Ledian Gjeçi
27. Adnan Kastrati
28. Alert Çeloaliaj
29. Robert Budina
30. Sesilia Plasari
31. Taulanda Dushku
32. Françeska Hysi
33. Alesia Xhemalaj
34. Florian Çanga
35. Ilir Mërtiri
36. Alfred Zeneli
37. Redjan Mulla
38. Donard Hasani
39. Adriana Tollka
40. Anxhela Çikopano
41. Aldion Matarangasi
42. Arbër Jakllari
43. Artur Selmani
44. Driada Dervishi
45. Elma Dorezi
46. Eni Jani
47. Ervin Bejleri
48. Esmeralda Metka
49. Jorida Meta
50. Ola Harizaj
51. Rozina Prendi
52.Stefan Çapaliku
53.Kolereto Cukali
54.Melisa Kodhelaj
55.Lida Radoja
56. Saimir Zeneli
57. Ermela Ruri
58. Blerim Gjoci
59. Klodjana Keco