Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Një makinë ka përplasur një fëmijë, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën. Fëmija 5 vjeç mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet aksidentit. Shoferi është ndaluar.