• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dinamika/Si nisi konflikti me armë mes dy bandave që tmerroi Tiranën (DETAJE)

10:01 : 29/06/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Nata e 27 qershorit nuk ka qenë e qetë për zonën e Kinostudios në Tiranë. Banorët e zonës janë tronditur, kur kanë dëgjuar më shumë se 8 të shtëna me armë. Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona.

Bëhet fjalë për vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si edhe për Ibrahim Durollari, 36, 24 dhe 28 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur në atë që mund të cilësohet si përplasje me armë në zonën e Kinostudios.

Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku gjendja paraqitet më e rëndë për Durollarin, ndërsa dy vëllezërit Mumajesi janë në gjendje më të mirë. Burime nga grupi hetimor i Policisë thonë për “Panoramën” se gjithçka ka nisur brenda një lokali, që është në pronësi të njërit prej të plagosurve.

Aty më pas konflikti është zhvendosur jashtë tij, ku ka pasur të shtëna me armë. Deri më tani, Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete përreth vendit të ngjarjes, ndërsa autorët e plagosjes janë larguar në drejtim të paditur. Mendohet se ata janë dy persona, të ndihmuar edhe nga një i tretë. Për ngjarjen që tronditi kryeqytetin, Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth 23 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas njoftimit zyrtar, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:54 të së mërkurës.

Lexo edhe:

EMRI/ Iu gjet kallash dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

“Më datë 27.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu” kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç. Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjendje më të rëndë shëndetësore). Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, shkruante një njoftim i Policisë së Tiranës ditën e djeshme.

PISTAT

Grupi hetimor i ka përqendruar hetimet për plagosjen e trefishtë në Tiranë në tri pista kryesore. E para është ajo e një hakmarrjeje të mundshme, pasi njëri prej të plagosurve ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ngjashme një vit më parë.

Pista e dytë e Policisë është ajo e një konflikti banal, të nisur aty për aty mes autorëve të plagosjes dhe tre të dëmtuarve. Gjithashtu, nuk përjashtohet edhe pista e një borxhi të pashlyer. Disa dëshmitarë të zonës kanë thënë për uniformat blu se të plagosurit Mumajesi kanë disa borxhe te persona të tjerë.

Megjithatë, këto pista nuk janë ende zyrtare, por konfirmohet për “Panoramën” nga burime brenda Policisë. Gjatë ditës së djeshme, Policia e Tiranës arrestoi edhe një shtetas, i cili ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke tentuar të fshehë filmimet e disa kamerave të sigurisë që mendohet se kanë regjistruar momentin e përplasjes me armë.

Policia beson se këto pamje do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe do të mund të krijojnë një panoramë të dinamikës së ngjarjes. Nga ana tjetër, pritet që në ditët në vazhdim të merren në pyetje dy vëllezërit Mumajesi, që janë të shtruar në Spital dhe Durollari, nëse gjendja e tij shëndetësore përmirësohet.

Deri më tani, Policia ka marrë në pyetje disa dhjetëra dëshmitarë okularë, ndërsa po verifikohet edhe e shkuara e tre të plagosurve.

Konflikti i Rivelino Mumajesit

Një prej të plagosurve të së enjtes, Rivelino Mumajesi, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai u skedua nga policia lidhur me një tjetër atentat po në Kinostudio, ndodhur një vit më parë.

Bëhet fjalë për plagosjen e rëndë të Eduart Dukës, ngjarje që u pasua me identifikimin e dy autorëve të krimit, që sipas Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, ishin kushërinjtë e të dëmtuarit, Leonard dhe Erlis Duka.

Ndërkohë, pak ditë më vonë Prokuroria e Tiranës iu drejtua Gjykatës së kryeqytetit, ku kërkonte prej saj autorizimin për të kryer një kontroll në banesën e shtetasit Rivelino Mumajesi. Mumajesi kishte shoqëri të ngushtë me dy atentatorët Duka dhe për pasojë prokurorët ngritën dyshime të forta se, ai mund t’i kishte ndihmuar ata në largimin e shpejtë ose në fshehjen e armës së krimit./panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Iu gjet kallash dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

10:22 : 06/07/2025
BOTA

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

10:11 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

10:08 : 06/07/2025
AKTUALITET

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

09:52 : 06/07/2025
RAJONI

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

09:40 : 06/07/2025
BOTA

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

09:20 : 06/07/2025
Para

"Kryeministër, je budalla"!

TË GJITHA

EMRI/ Iu gjet kallash dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

10:22 : 06/07/2025

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

10:11 : 06/07/2025

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

10:08 : 06/07/2025

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

09:52 : 06/07/2025

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

09:40 : 06/07/2025

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

09:20 : 06/07/2025

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për drogë në Zvicër, arrestohet 34-vjeçari nga Maqedonia

09:13 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com