“Kryeministër, mos fol më për negociatat, se hoqe çdo dyshim qe je budalla”.
Kështu e nis mesazhin e tij, sot, kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, drejtuar publikisht Edi Ramës me anë rrjetesh sociale.
“Kryeministri me gjuhën e varfëruar deri në shkretim dhe me logjikën gropë si gojë pa dhëmbë, gajasi dynjanë me këtë mbylljen e negociatave që ia tregojnë si hapje dhe ky e thotë dhe e thotë pa pushim.
Ndaj, për ta ndihmuar këtë kryeministër që vetëm tall e përçmon veten dhe që s’ia var më trastën njeri, vlen këshilla monumentale e Oskar Wilde që thotë: “Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh i qetë dhe të dukesh budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim që je i tillë“.