• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA vë në siklet Gjiknurin: Pse po ia jepni Gazpromit rus 3 vendburime nafte në Shqipëri?

08:31 : 28/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri është vënë përballë disa pyetjeve të vështira në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës të mërkurën. Ai u pyet gjerësisht për marrëveshjen që po nënshkruhet me kompaninë Transoil Group AG e cila do të marrë në shfrytëzim 3 vendburime të naftës në vend. Sipas VOA ka dyshime se kjo kompani është e lidhur me Gazpromin rus, por Gjiknuri e mohoi këtë.

Intervista

Zëri i Amerikës: Meqenëse po flasim për kushtet e BE-së që kërkon ndër të tjera efikasitet në luftën kundër korrupsionit. Zoti ministër, në Shqipëri është drejt finalizimit marrëveshja në fushën e hidrokarbureve për tre vendburime të naftës atë të Cakran-Mollajt, Gorisht-Koculit dhe Amonicës. Ministria juaj 9 maj ka urdhëruar ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Transoil Group AG. Por në shtyp janë hedhur dyshime, falë dhe investigime të kryera se ju po favorizoni në kompani të lidhur me kompaninë ruse Gazprom. A keni ju ndonjë koment lidhur me këtë?

Damian Gjiknuri: Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të një procedure të hapur ndërkombëtare. Së dyti, kompania Transoil, që ju përmendni, ka një veprimtari në Shqipëri qysh në vitin 2011-12, në mos gaboj, si një kompani e regjistruar në Zvicër. Pra, kjo nuk është një gjë e re. Së treti, nuk kam një informacion të tillë dhe doja t’iu thoja, që nëse do të ishte e tillë, ju mendoni që zyrtarët amerikanë, të cilët bashkëpunojnë shumë afër me qeverinë shqiptare në sektorin hidrokarbur do të kishin mundësi të takoheshin me mua dhe të mirëprisnin në një aktivitet kaq të madh ndërkombëtar, nëse interesat amerikane do të viheshin në dyshim? Besoj se kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi gjithçka që është bërë aty është transparente, është diçka në proces, sepse negociatat nuk kanë përfunduar. Në marrëveshjet hidrokarbure duhen pranuar termat që dëshiron qeveria shqiptare dhe që mund të pranohen nga investitori. Por në dijeninë time, nuk kam asnjë provë që mund të ketë akuza të tilla. Për herë të parë, Shqipëria po zhvillon procedura të tilla transparente në fushën e naftës, sepse më parë jepeshin në mënyrë direkte.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

Zëri i Amerikës: Lidhja sipas investigimit në media është vënë re tek një letër që përfaqësuesi në Shqipëri i Transoil Group AG Shefqet Dizdari i ka bërë zv/drejtorit të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar të Gazprom Neft, pas shfaqjes së interesit në 2017 të kompanisë “Jurimex Kommerz Tranzit Ges”, për këto tre vendburime.

Damian Gjiknuri: Së pari, unë nuk e di se çfarë komunikimesh kanë kompanitë. Gazprom është një kompani e madhe që operon me shumë kompani në Europë. Por nuk di dhe jam i sigurtë për këtë, që nuk ka një interes të Gazpromit direkt, apo një kompani e lidhur direkt me Gazpromin, që të mund të shtjerë në dorë këto fushat e naftës. Sa komunikime ka Gazpromi me kompani të tjera unë nuk mund të hamendësoj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë, që nga ana ligjore nuk ka ndonjë ndalim për kompanitë ruse apo nga shtete të tjera për të marrë pjesë; nuk ka ndalim ligjor. Është tjetër gjë se çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare brenda autoritetit që ka dhe brenda klauzolave të sigurisë kombëtare për të refuzuar një ofertë ose jo, por nga ana ligjore nuk është se origjina e kapitalit ndalohet përveçse kur ndonjë kompani është në listën e sanksioneve të SHBA-ve dhe të tjerë.

Zëri i Amerikës: A i dini ju se cilët janë pronarët e Transoil Group AG?

Damian Gjiknuri: Është një kompani me shumë pronarë e regjistruar në Zvicër, sepse është kompani aksionere, pra është e tregtuar në bursat e atij vendi. Origjina e kapitalit nuk ka ndonjë rëndësi themelore, për aq kohë sa nuk ndikon në procese që mund të vënë në diskutim sigurinë kombëtare. Kompanitë publike që tregtohen lirshëm, se ju e dini mirë, se jetoni këtu në SHBA, se ato që tregtohen lirshëm në bursa, origjina e kapitalit nuk ka rëndësi, sa kohë që është e rregullt nëpërmjet sistemit financiar ndërkombëtar, unë e quaj të pranueshme. Kompania në fjalë, me aq informacione që kam dhe nga artikulli që ju përmendët, është regjistruar në shtetin zviceran, dhe së dyti, ka operuar në Shqipëri, përpara se të bëhesha unë ministër.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri Transoil Group operon nëpërmjet Transoil Sh.a e cila prej 2012, punon në një tjetër fushë naftëmbajtëse atë të Visokës. Zoti ministër pse për këto tre vendburime është zgjedhur një kompani (Transoil Group) e cila ka detyrime të prapambetura në para apo sasi nafte ndaj Alpetrolit apo ka shkelur afate që i shërbejnë punës së saj? Ju kujtoj, se këto tre vendburime u tenderuan pasi u prishën para afateve marrëveshje me të tjera kompani për shkak të akumulimit të detyrimeve financiare apo apo nafte bruto ndaj Albpetrolit.

Damian Gjiknuri: Në marrëdhënie kontraktuale, kompanitë krijojnë detyrime. Në informacionet që kam dhe në dokumentacionin që më është vënë në dispozicion, ka një marrëveshje mes Albpetrolit dhe kësaj kompanie për shlyerjen e këtyre detyrimeve. Mbi të gjitha ka patur vështirësi nga Albpetroli për të tërhequr një sasi nafte në kohë për shkak të ngarkesës së depozitave. Heqjen apo prishjen e marrëveshjeve të kompanive të tjera kanë ndodhur përtej afateve, kur palët kanë rënë dakord për marrëveshje. Pra, një debitor i jepet mundësia dhe bëhet një marrëveshje; kur kalojnë afate, madje kur kalojnë edhe 6 muaj shkelje materiale dhe nuk janë korrigjuar, atëherë jemi në kushtet e prishjes së marrëveshjes. Në rastin e Transoil nuk jemi në këto kushte. E rëndësishme është pyetja bazë që shtrohet: Si u përzgjodh kjo kompani? U përzgjodh në bazë të një procedure të hapur ndërkombëtare dhe këtë e ka bërë qeveria shqiptare qysh nga viti 2014 e deri sot. Më parë se 2013 asnjë fushë nafte nuk e kemi me procedura konkurimi. /VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025
AKTUALITET

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025
SPORT

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025
BOTA

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025
Para

Itali, 1 milion € drogë, jepen dënimet për bandën shqiptare/EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com