• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Skandal, shteti përdor makinën e sekuestruar të krimit, gjobat i faturohen pronarit që ndodhet në burg

11:00 : 28/06/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Ne jetojmë në vendin e çudirave! Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një denoncim nga një person, i cili thotë se makina e djalit të tij ka marrë gjoba, ndërkohë që ajo është e sekuestruar nga policia dhe djali i tij ndodhet në burg.

Renis Kasapi 32 vjeç vuan dënimin në burg.

Dy vite më parë, në qershor 2016 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës policia arrestoi shtetasin Renis Kasapi 32 vjeç. Ai po transportonte me makinën e tij një sasi lëndësh narkotike drejt Greqisë. Çështja i kalon gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe 32-vjeçari është dënuar me 6 vite e e 8 muaj burg.

Në vendimin e gjykatës citohet se automjeti tip Benz me targa AA 049 NV do të konfiskohet. Por ndërkohë që Kasapi ka dy vite në burg tek shtëpia e tij është paraqitur një punonjës policie dhe i ka thënë babait të Renisit, se makina e djalit të tij ka shumë gjoba për të paguar dhe në rast se nuk i paguan këto gjoba, do t’i sekuestrohet mjeti.

Lexo edhe:

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

Ky fakt e ka befasuar babanë e 32-vjeçarit dhe pyetja që lind është: Kush e përdor makinën e sekuestruar të 32-vjeçarit Renis Kasapi?!

Bujar Kasapi: Djali im është ndaluar në 15 maj 2016 në Kapshticë. Bëhet gjyqi i shkallës së parë ku i dhanë 10 vjet burg. Kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ia lanë 6.8. Më kthyen pasaportën, kartën e identetit, tre celularët, kurse makina nuk është kthyer. Pas dy vjetësh më vjen një faturë gjobë që makina e djalit që është e sekuestruar vijnë flet gjoba në emër të djalit dhe makina lëviz në Tiranë. Gjobat nuk kam mundësi ti paguaj. Makinën le ta përdori kush të dojë, por jo ta përdorin dhe gjoba të vijë në emër të djalit tim. Në makinë djali ka pasur edhe një aparat profesional me vlerë 4 mijë euro.

makina
1
2
3
47
5
6
7
8
9
10

BOOM mori informacion se në emër të Renis Kasapit janë marrë 15 gjoba për parkim të gabuar në vitin 2017 me vlerë totale 30400.00 lekë.

Makina nuk është dorëzuar në depot e rezervave të shtetit

Gazetarja e BOOM, Alekat Çeku shkoi në depot e rezervave të shtetit për të pyetur se si është e mundur që një makinë e konfiskuar të lëvizë me emrin e personit i cili aktualisht po vuan dënimin me burg.

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Makinat mund t’i përdorë edhe shteti sepse është i varfër

Jashtë kamerës një punonjës i këtij institucioni na thotë se kjo makinë nuk është dorëzuar këtu.

Me pas ai hedh hipotezën se ndoshta oficeret e Policisë Gjyqësore i vendosin këtë targë mjeteve të tjera për të humbur gjurmët.

“Duhet te dish se shteti jone është i varfer dhe ndonjëherë i përdor këto makina për punët e tij”, tha punonjësi i rezervave të shtetit.

Gazetarja: Me një vendim gjykate të formës së prerë, marrë në datën 18 i 5:ti Gjykata ka vendosur që Renis Kasapit t’i sekuestrohet makina.

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Ka mundësi ta shoh pak atë?

Gazetarja: Patjetër, urdhëro!

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Ça makine është kjo? Benz thotë AA 049 NV.

Gazetarja: Benz ngjyrë gri, me atë targë. Kjo makine edhe pse është konfiskuar vazhdon të qarkullojë në Tiranë dhe gjobat i faturohen Renisit, ndërkohë që ky ka 2 vite që është në burg dhe vuan dënimin.

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Ehë

Gazetarja: Si mundet që një makinë e konfiskuar të vazhdojë të qarkullojë me targën e atij, me emrin e atij?

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Procedura e administrimit të mjeteve është që këto mjete na shërbejnë si provë materiale, kapen nga Prokuroria sekuestrohen. Mbahen në ambiente të policisë, prokurorisë për të cilat më pas vendos Gjykata se çfarë do bëhet me to. Pasi vendos Gjykata kalojnë te Rezervat e Shtetit. Në dijeninë time, ky mjet nuk është dorëzuar këtu te Drejtoria Rajonale e jonë.

Gazetarja: Është i sigurt ky si informacion që nuk është dorëzuar këtu?

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Nuk është dorëzuar, i sigurt.

Gazetarja: Mund ta kontrolloni ju lutem, që të jem e sigurt që nuk është këtu.

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Jo, nuk është këtu.

Gazetarja: Nuk është këtu?

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Jo. Të paktën nga ambientet e administruara nga Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit.

Gazetarja: Në opsionet që janë ose duhet të jetë këtu, ose ku mund të jetë?

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Mund të qëndrojë edhe diçka tjetër, p.sh për të humbur gjurmët oficerët e policisë marrin këto targa i vendosin diku në një mjet tjetër për arsye të tyre , e kupton? Për të bërë ndjekje të caktuara.

Gazetarja: Oficerët e Policisë Gjyqësore?

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Po.

Gazetarja: Po shteti pak i dyshimtë që merr mjete, i qarkullon me targat e këtij , me emrin e këtij në pronësi makine.

Punonjësi Rezervave të Shtetit: Tani shteti është edhe një çikë i varfër dhe s’ka mjete në dispozicion.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025
SPORT

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025
Para

VIDEO/Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut, bie mbi taksitë! Bllokohet qarkullimi i automjeteve

TË GJITHA

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com