• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Guida e “integrimit”, dështimet e Ramës në mënyrë telegrafike

16:41 : 27/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shqipëria nuk pati festime për “rekomandimin pozitiv” të Këshillit Europian, pasi vetëm i tillë nuk ishte. Qeveria e Edi Ramës po mundohet të rikuperojë pasojat e rënda politike që sjell vendimi i Këshillit Europian për të shtyrë, të paktën edhe me një vit, mundësinë e hapjes së negociatave.

Edi Rama, me shumë mundësi, ka shpresuar tek fjalët dhe qëndrimet inkurajuese të ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Diplomatja kroate ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të qeverisë socialiste gjatë mandatit të saj. Madje, ajo duket se ka dhënë edhe informacione jo përherë të sakta, në Bruksel, mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Tashmë, bashkë me dështimin e qeverisë “Rama” për të siguruar hapjen e negociatave, ka dështuar edhe Vlahutin. Ajo së shpejti përfundon mandatin e saj në Tiranë dhe Edi Rama e ministrat e tij do të duhet të përballojnë pa mbështetjen e saj sfidat që vendosi së fundmi Këshilli Europian. Duke e parë në një këndvështrim të përgjithshëm, Këshilli Europian nuk ka caktuar asnjë detyrë të re për qeverinë shqiptare. Liderët e Unionit kanë ritheksuar nevojën e përmirësimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si edhe frenimi i azil-kërkuesve shqiptarë.

Por, a do të jetë në gjendje që të përmbushë kjo qeveri pritshmëritë e Bashkimit Europian? Gjasat janë të vogla, për shkak se shumë vendimmarrje të gabuara apo skenarë të organizuar gjatë 5 viteve të fundit nga maxhoranca, është e vështirë të ndryshojnë brenda pak muajve. Këshilli Europian kërkon avancimin e Reformës në Drejtësi, sidomos procesit të Vetingut. Ky proces, edhe pse në hapat e parë, ka dëshmuar njëanshmëri të theksuar dhe standarte të dyfishta. Rezultatet e tij nuk duket se do të jenë më të mirët e mundshëm, nëse komisionerët do të vijojnë të përmbushin direktivat politike. Këshilli Europian kërkon ngritjen sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK, etj.

Këto institucione, me një sforco të madhe, ndoshta mund të krijohen deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian, qershorin e vitit të ardhshëm. Por, këto institucione, nëse vijohet me skenarin e ndjekur deri më tani, do të jenë në pjesën më të madhe të kontrolluara nga maxhoranca aktuale. Këshilli Europian kërkon avancimin në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta. Kjo është një prej pikave më të dështuara të qeverisë “Rama”. Pavarësisht se hetimet zhvillohen në sistemin e drejtësisë, qeveria ka mekanizma të shumtë për të zbuluar raste korruptive, përfshirë edhe zyrtarët e niveleve të larta.

Lexo edhe:

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Qeveria “Rama” ka dëshmuar se nuk ka aspak vullnet për të zbuluar raste korrupsioni madhor. Është e paimagjinueshme nga publiku shqiptar që qeveria të sigurojë informacione për korrupsion në nivel ministrash e zyrtarëtsh të tjerë të lartë. Këshilli Europian kërkon forcim të luftës kundër krimit të organizuar. Qeveria “Rama” e ka të humbur këtë bast, edhe para se të fillojë afati i ri për hapjen e mundshme të negociatave. Rasti “Tahiri” është më domethënësi, për të faktuar se qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të shkëpusë lidhjet e saj me krimin e organizuar. Rasti “Xhafaj” gjithashtu dëshmoi se familjarët e zyrtarëve të lartë përfitojnë imunitet politik, edhe kur ata rezultojnë të dënuar për trafiqe në vendet e Bashkimit Europian. Së fundmi, zbulimi i 3.4 milionë eurove në dy automjete në Portin e Durrësit, falë informacionit nga shërbimet e huaja, dëshmon se Shqipëria është kthyer në një “parajsë fiskale” për paratë e krimit të organizuar. Këshilli Europian kërkon edhe përmirësimin e ligjit zgjedhor, në mënyrë të tillë që të shmangen blerja e votës, si edhe presioni, intimidimi e joshja e votuesve.

Qeveria “Rama” ka dëshmuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015 se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga manovrat e saj, aspak ligjore, për të siguruar pushtetin. Është e qartë tashmë se, vendimi i Këshillit Europian për shtyrjen e afatit të hapjes së negociatave është një notë ngelëse për qeverinë shqiptare. Ajo që kërkon Bashkimi Europian është ecuria më e shpejtë dhe në drejtimin e duhur të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit, gjë e cila duket shumë e vështirë për t’u realizuar me maxhorancën aktuale. Përtej thirrjeve për fitore në rrjete sociale, Edi Rama, me shumë mundësi, ka filluar ta shohë veten jashtë zyrës kryeministrore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
BOTA

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025
Para

“Teatri”, opozita thërret sërish në dëgjesë kryebashkiakun Veliaj

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com