Janë 65 firma në marrëveshjen e artistëve me Erion Veliajn, marrëveshja që pranon prishjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe që i hap rrugë projektit të qeverisë me kompaninë Fusha sh.pk për ngritjen e kullave në qendër të Tiranës.
Në marrëveshje bien në emra që e kishin kundërshtuar cënimin e truallit nga kullat e kompanisë Fusha sh.p.k si Altin Basha apo Alfred Trebicka, por edhe të tjerë që kanë qenë dakort që në fillim apriori me projektin e kompanisë private si Laert Vasili, Zamira Kita apo Luftar Paja. Gjithsesi në këtë “marrëveshje” mungojnë firmat e Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Robert Budinës, Kastriot Çipit, Neritan Liçajt dhe të tjerëve.
LETËR E HAPUR
Drejtuar: SH.T.Z. Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
Z. Gramoz Ruçi
Kryetar i Parlamentit Shqiptar
SH.T.Z. Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë
Znj. Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës
Z. Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë
Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:
Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.
Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qënë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.
Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.
I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.
Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.
Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj, është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.
I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.
1. Pirro Mani
2. Fatos Haxhiraj
3. Drita Haxhiraj
4. Artan Imami
5. Gezim Kame
6. Viktor Zhusti
7. Pellumb Kulla
8. Bashkim Hoxha
9. Luftar Paja
10. Haxhi Rama
11. Eva Alikaj
12. Josif Papagjoni
13. Berina Kokona
14. Spiro Duni
15. Laert Vasili
16. Zamira Kita
17. Sotiraq Bratko
18. Guri Koço
19. Hervin Çuli
20. Indrit Çobani
21. Genc Shkodrani
22. Lulzim Zeqja
23. Armando Bora
24. Gazmend Paja
25. Genti Deçka
26. Andia Xhunga
27. Adelina Muça
28. Gent Hazizi
29. Ardian Cerga
30. Arben Kumbaro
31. Kastriot Çaushi
32. Petrit Malaj
33. Inis Gjoni
34. Kozeta Bakiu
35. Flaura Kureta
36. Elia Zaharia
37. Laedia Hajdari
38. Genti Kame
39. Erion Kame
40. Mateus Frroku
41. Kristo Çala
42. Gert Ferra
43. Bruno Shllaku
44. Paskualina Gruda
45. Erion Isai
46. Monika Lubonja
47. Paola Kodra
48. Blerta Belliu
49. Albano Prodani
50. Afrim Agalliu
51. Astrit Mamaj
52. Ilirjan Ali
53. Agron Hamo
54. Lavdimir Abilaliaj
55. Matilda Avdyli
56. Agron Jakupi
57. Drini Shehu
58. Jorgaq Tushe
59. Shkëlqim Jaupi
60. Jaho Guma
61. Luli Hoxha
62. Arjola Basho
63. Josif Sina
64. Gjergj Mena
65. Klea Huta