• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Vatë Staka drejt konfirmimit, komisioni i Vetingut heq dyshimet për pasurinë

09:40 : 26/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Shpjegimet e prokurorit të Shkodrës, Vatë Staka për pasurinë e tij kanë qenë të mjaftueshme për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili rrëzoi si të pabazuar një raport negativ të ILDKPKI. Vendimi shpallet më 3 korrik.

Prokurori i Shkodrës, Vatë Staka, i cili kandidon për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pranoi rezultatet e hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa deklaroi se pret rikonfirmimin në detyrë.

Prokurori Staka ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të hënën, e cila drejtohej nga kryesuesja e trupës gjykuese, Valbona Sanxhaktari, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Xhensila Pine.

Relatorja Çiftja deklaroi në seancë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte administruar dy raporte të kundërta të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për subjektin Staka. Sipas saj, raporti i datës 13 nëntor 2017 i ILDKPKI-së vlerësonte se “subjekti ka deklarim të saktë të pasurisë dhe burime të ligjshme, nuk ka deklarim të rreme, fshehje pasurie apo konflikt interesi”.

Por në një raport të dytë, të dorëzuar më 7 qershor 2018, ILDKPKI ndryshoi qëndrim, duke vlerësuar se “deklarimet e subjektit Staka nuk janë në përputhje me ligjin”, por prokurori kishte gjithsesi burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërmori një hetim të pavarur për pasurinë e Stakës, ku u përfshinë një banesë private në Shkodër, e ndërtuar në vitet 1993-1995, parcela ndërtimore prej 300 m2 ku ngrihej kjo banesë, një depozitë bankare dhe llogaritë bankare të subjektit dhe bashkëshortes së tij. Komisioni shqyrtoi gjithashtu dokumentet mbi pasurinë e nipit me inicialet K.S.

“Trupa gjykuese pas hetimit të thelluar konstatoi se raporti i ILDKPKI nuk ishte i bazuar në fakte dhe prova,” tha relatorja Çiftja, duke i quajtur të mjaftueshme shpjegimet e prokurorit të Shkodrës mbi pasurinë e tij.

Përveç pasurisë, Staka iu nënshtrua rivlerësimit edhe për kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Sipas relatores, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar vlerësoi “përshtatshmërinë” e subjektit me detyrën, ndërkohë që grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme konfirmoi aftësitë e mjaftueshme profesionale dhe mungesën e masave disiplinore për prokurorin Staka.

Paralelisht me kriteret e mësipërme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi edhe katër denoncime nga publiku në adresë të subjektit.

Prokurori Staka nuk shprehu asnjë rezervë për konkluzionet e KPK-së mbi pasurinë, integritetin dhe aftësitë e tij profesionale. Ai u ndal megjithatë te denoncimet e publikut, për të cilat tha se “se nuk kishte asnjë lidhje me denoncuesin e parë dhe se nuk kishte hetuar ndonjë çështje të tij”. Për tre denoncimet e tjera, prokurori Staka shprehu bindjen se “çështjen kishin marrë zgjidhjen e duhur ligjore”.

“Kam një jetë në Prokurori, fillimisht si hetues pastaj si prokuror. Jam përpjekur të jem sa më korrekt, jo vetëm me ligjin por edhe me palët në process,” tha prokurori Staka, duke kërkuar rikonfirmimin në detyrë, njofton Reporter.al. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Vatë Staka do të merret më 3 korrik, ora 11:00.

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

Negociatat, Gjermania e gatshme të japë dritën jeshile, Holanda kërkon më shumë

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com