Islanda dhe Kroacia luajtën në “Rostov Arena” ndeshjen e fundit të Grupit D.
Pjesa e parë mbyllet 0-0, ndërsa Kroacia në minutën e 53-të kalon në avantazh me Badelj, duke i prishur punë islandezëve.
Në të 75’ ka penallti për Islandën dhe Sigurdsson arrin të shënojë, duke barazuar rezultatin, 1-1.
Islandezëve u duhej edhe një gol për tu kualifikuar, por Kroacia ia prish ëndrrën, pasi është Perisic i cili në minutën e 90-të shënon golin e fitores për kroatët.
Me këtë rezultat, Kroacia e mbyll në krye, teksa ekipi tjetër që kualifikohet nga Grupi D është Argjentina.