Valon Behrami është një nga shqiptarët që luan për Zvicrën. Ai ka folur sot në lidhje me festimin e Xhakës dhe Shaqirit. Behrami u shpreh i lumtur që asnjë nuk u pezullua, por ndërkohë ka folur dhe nëse do të ketë më festim me shqiponjë në ndeshjen me Kosta Rikën.
“Natyrisht ne jemi të lumtur që asnjëri nga ne nuk u suspendua”, tha ai, duke shtuar se në lidhje me këtë festë në fitoren kundër Serbisë se “nuk do të ndodh sepse ndeshja e radhës nuk është aq speciale sikurse ajo e para”.
“Ndoshta ata do të festojnë me këtë gjë me klubin e tyre”, vazhdoi Behrami. “Por nuk do të ndodh më në Botëror”.