• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HI-TECH

Rreziqet që u shkakton fëmijëve përdorimi i tepërt i internetit

12:30 : 25/06/2018
në HI-TECH

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendet e përhapura në gjithë botën. Por, sikurse edhe në shumë vende tjera, edhe në Kosovë shqetësuese mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, derisa 97 për qind e fëmijëve kanë qasje në internet. Kështu thuhet në hulumtimet e bëra nga organizatat që merren me studime kibernetike.

Gjithashtu, fëmijët gjatë përdorimit të internetit kanë takime me njerëz të panjohur, shohin skena dhune apo pornografi, kanë ngacmime të ndryshme, që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor, thonë psikologët në vend.

Teuta Zymeri, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Studime të Avancuara i tha Radios Evropa e Lirë se shpesh kanë kërkesa nga prindërit që t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre për gjendjen emocionale, që ka çuar deri në tentim-vetëvrasje fëmijët, për shkak të ngacmimeve në internet.

Lexo edhe:

Maturantët më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

“Interneti i ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar sidomos tek fëmijët, ka efekte shumë negative. Kemi pasur kërkesa për ndihmë nga prindërit, por edhe nga vetë fëmijët, kur fëmijët janë të rrezikuar dhe kanë problem. Kemi pasur raste kur fëmija ka qenë para aktit të vetëvrasjes , për shkak të postimeve të fotove në publik nga shokët e tyre, dhe më pas tallja nga fëmijët tjerë. Kemi qëlluar në kohën dhe momentin e duhur dhe me ndihmën e psikologëve është evituar më e keqja. Rastet e tilla nuk janë të rralla”.

“Gjatë hulumtimeve tona të vazhdueshme kemi hasur në atë se fëmijët kanë takime me njerëz të panjohur, pornografia që e shohin fëmijët, lojërat online dhe varësia nga to, si dhe rrjetet sociale, e që janë shumë të përdorura”, tha Zymeri.

Në anën tjetër, psikologu Besnik Peci bëri të ditur se ngacmimet përmes interneti janë çështje e diskutueshme në nivel global. Por, më së shpeshti viktima janë fëmijët, ku sidomos lojërat e ndryshme kibernetike kanë ndikuar emocionalisht apo edhe kanë çuar deri në vetëvrasje, pasi që ata nuk kanë identitet emocional.

“Dhuna përmes internetit është e në raste të caktuara më e rëndë sesa dhuna emocionale dhe psikologjike që e marrin fëmijët. Si rezultat i kësaj, fëmijët në të ardhmen kanë pasoja, si psikologjike ashtu edhe emocionale si dhe integrimi i tyre në shoqëri është shumë i vështirë si rezultat i talljeve publike, që bëjnë fëmijët në kurriz të tjetrit”, thotë Peci.

Peci shton tutje se duhet bërë më shumë në aspektin e përfshirjes së kësaj pike në planprogramet shkollore në Kosovë.

“Mendoj se në planprogramet shkollore duhet marrë hapa konkret dhe të zbatohen ato sa i përket përdorimit të drejtë të internetit. Mendoj se është bërë më se e domosdoshme prezenca e psikologëve në shkolla dhe bashkëpunimi i trekëndëshit fëmijë, prind, mësimdhënës në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga kjo dukuri”, tha Peci.

Por, Zymeri shton se bëjnë vazhdimisht fushata vetëdijësuese në shkolla e terren, ku tashmë po përdoret edhe trekëndëshi fëmijë-prind-arsimtar për t’i ndihmuar fëmijët në rast nevoje, pikërisht nga përdorimi i gabuar i internetit.

Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të Qendrës për Studime të Avancuara, 43 për qind e fëmijëve në Kosovë që kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, 32 për qind e fëmijëve janë shqetësuar pas takimeve që i kanë pasur.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maturantët më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht

18:28 : 28/07/2025
SPORT

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025
AKTUALITET

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
SPORT

Lille lë jashtë Edon Zhegrovën për fazën përgatitore në Gjermani

17:52 : 28/07/2025
Para

3.4 milionë eurot e kapura në Durrës, Basha: Taulant Balla ishte garant i hyrjes së parave në Shqipëri (VIDEO)

TË GJITHA

Maturantët më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht

18:28 : 28/07/2025

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025

Lille lë jashtë Edon Zhegrovën për fazën përgatitore në Gjermani

17:52 : 28/07/2025

OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

17:50 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com