• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Lartë: Ja roli i Izet Haxhisë në “vrasjen e shekullit”

14:39 : 22/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Izet Haxhia, një prej të dënuarve për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, do të rigjykohet, pas ekstradimit të tij nga Turqia. Avokati dhe mbështetës të Izet Haxhisë e konsideruar një “fitore” vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila vendosi për rigjykimin e tij, për shkak se nuk ka pasur mbrojtje të zgjedhur prej tij gjatë procesit penal, të zhvilluar në vitin 2002.

Vrasja e deputetit Azem Hajdari, në 12 shtator 1998, konsiderohet si “vrasja e shekullit” në Shqipëri dhe prej vitesh ka shkaktuar debate politike dhe publike. Përtej akuzave e kundër-akuzave të eksponentëve politikë, atentatit ndaj Hajdarit është shqyrtuar në të gjithë shkallët e Gjyqësorit shqiptar.

Pjesa më e madhe e të pandehurve janë dënuar me burgime të gjata, përfshirë edhe Izet Haxhinë, i cili u dënua me 25 vjet, nga gjykata e shkallës së parë Tiranë në Prill 2002, vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Apelit në korrik të po atij viti.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

Një pjesë e të pandehurve ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. “Boldnews.al” po risjell ngjarjen, e cila është paraqitur në vendimin e datës 14.02.2003 të gjykatës supreme, e cila la në fuqi dënimet e vendosura për atentatorët nga shkallët më të ulta të gjyqësorit.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet:

…Si gjykata e rrethit dhe ajo e Apelit, pasi i kanë nënshtruar diskutimit gjyqësor dhe kanë administruar provat e paraqitura nga palët në proces, kanë arritur në të njëjtin përfundim lidhur me mekanizmin e kryerjes së vepres penale, autorët e saj, motivin e vrasjes dhe rolin e përgjegjësine e çdo të gjykuari.

Është pranuar në vendimet e tyre se përgatitja për vrasjen e deputetit Azem Hajdari ka filluar që më datën 10 shtator 1998, kur rreth mesnatës, i gjykuari Jaho Mulosmani (ish shef i Rendit të Komisariatit të Policisë Tropojë) Halil Haklaj, Elez Haklaj, Fatmir Haklaj (tashmë të vrarë), Idajet Gjeçi e i gjykuari Ismet Haxhia, me makinat e komisariatit të policisë, janë nisur për në Tiranë.

Në mëngjesin e datës 11 shtator, kanë ndaluar në fshatin Nikël të rrethit Krujë, ku kanë marrë me vete edhe Naim Çangën (i vrarë). Gjatë gjithë asaj dite, në Tiranë ata kanë lëvizur në vende e lokale të ndryshme ku janë takuar e kanë qëndruar në grup edhe me të gjykuarit Izet Haxhia e Astrit Muldaka.

I gjykuari Jaho Mulosmani është takuar edhe me të gjykuarin Fatmir Meta, të cilit i ka kërkuar e marrë makinën e tij dhe aparatin telefonik celular, me pretendimin se i duheshin për të kryer disa punë personale. Po ky i gjykuar, bashkë me të pandehurin Astrit Muldaka, janë takuar me shtetasin Ferdinand Lamaj, të cilit gjithashtu i kanë kërkuar e marrë makinën e tij tip “Benz Mercedes”.

Pranohet në këto vendime se, edhe më datë 12 shtator 1998, personat e sipër përmendur kanë bërë takime e lëvizje të ndryshme, si në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, etj., kanë vendosur fenelinë në makinën që i kishin marrë Ferdinand Lamajt e, në mbrëmje, rreth orës 19.00, kanë zbritur në Tiranë me dy makina; në njërën nga të cilat kishin hipur i gjykuari Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj e Naim Çangu e në tjetrën (makine tip “Iveco” e policisë) Agim Logu, i gjykuari Ismet Haxhia, Halil e Elez Haklaj.

Gjykatat pranojnë se ata janë lidhur me radio, me të gjykuarin Izet Haxhia, për të marrë informata të sakta për vendndodhjen dhe lëvizjet e viktimës dhe pasi kanë vendosur makinat në afërsi të selisë së PD-së, personat e sipërm, kanë qëndruar në makina, duke pritur daljen nga zyra e tij.

Rreth orës 21.15, kur viktima Azem del nga selia e PD-së, shoqëruar nga rojet e tij Besim Cera e Zenel Neza e ka ecur në afërsi të vendit ku ishte parkuar makina ku ndodhej i gjykuari Jaho Mulosmani e Fatmir Haklaj, si dhe Naim Çangu, këta të fundit kanë dalë me shpejtësi nga makina, kanë qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vdekur Azem Hajdarin e Besim Cerën.

Atje është plagosur rëndë edhe Naim Cangu, i cili pas dy ditësh ka gjetur vdekjen, në spital. Pas realizimit të vrasjes, i gjykuari Jaho Mulosmani e Fatmir Haklaj kanë marrë në makinën e tyre Naim Cangun dhe janë nisur për në spital. Gjatë rrugës kanë komunikuar me radio me të gjykuarin Izet Haxhia, duke i thënë të dilte tek rruga e spitalit e, pasi janë takuar me të e Halil Haklën, Elez Haklën, Agim Logun, që ishin në makinën “Iveco”, kanë futur Naim Cangun në këtë makinë dhe e kanë lënë në urgjencën e spitalit.

Pas kësaj, ata janë larguar për në drejtim të Tropojës, duke qenë në tre makina (makina e parë “Tipo” drejtohej nga i gjykuari Ismet Haxhia) që janë parë rreth mesnatës të kalojnë në rrugën Lezhë – Shkodër nga dëshmitari Luan Ismajlaj.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

Meta pret Ambasadorin e ri të Indisë, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com