Këngëtarja turke, Hacer Tulu, është qëlluar për vdekje në një klub nate në pronësi të saj në qytezën bregdetare të Bodrumit.
40-vjeçarja humbi jetën pasi 4 burra hapën zjarr në klubin e natës orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke lënë edhe shumë të tjerë të plagosur.
Sipas medias, ajo u qëllua në skenën e klubit të natës. Autorët u larguan nga vendngjarja, por u arrestuan nga policia vetëm pak orë më vonë.
Tulu ishte vajzë e emigrantëve nga Bosnje Hercegovina.