Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Elbasan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Broshkë.
Paraprakisht mësohet se shtetasi me iniciale K.H., 31 vjeç, duke drejtuar mjeti tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali
“Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.