Pitoni 7 metra gëlltit gruan, fshatarët i çajnë barkun dhe nxjerrin trupin e viktimës

Një piton 7 metra i gjatë gëlltiti një grua në një fshat në qendër të Indonezisë, bëjnë të ditur zyrtarët.

Viktima, 54 vjeçare, Ëa Tiba kishte humbur teksa po punonte në tokën e saj ku kishte mbjellë pranë fshatit në Muna Island, të enjten e kaluar bëri të ditur kryeplaku i fshatit.

Të premten, kur familja kishte shkuar për ta kërkuar kishin gjetur në kopësht vetëm sandalet, dhe një elektrik dore

Familjarët dhe fshataraët kishin nisur kërkimeet dhe kishin gjetur gjarprin me bark të fryrë rreth 50 metra larg vendit ku kishin gjetur dhe sandalet.

Fshatarët vranë gjarprin dhe e morën në fshat.

Lexo edhe:

“Kur i hapën barkun gjetën trupin e paprekur të gruas me gjithë rroba” Faris tha. Në fillim gjarpri i kishte gëlltitur kokën. Dhe më pas trupin.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë sesi fshatarët i presin barkunpër të nxjerrë trupin e viktimës.

Kryeplaku i fshatit tha se toka ku punonte gruaja ishte 1 kg larg banesës së saj dhe ishte një vend ku kishte shumë gjarpërinj.

Pitonët që janë tepër të përhapur në Indonezi fillimisht kafshojnë prenë dhe më pas e shtryllin derisa i shkaktojnë vdekjen dhe më pas e gëlltisin.

Rastet kur pitonët gllabërojnë njerëzit janë shumë të pakta, ndërsa njihen se hanë majmunë, derra apo kafshë të tjerë.

Kjo është hera e dytë që një piton sulmon  një njeri në Indonezi që vitin e kaluar kur një 25 vjeçar u gllabërua nga pitoni, shkuan AP.

 

Lajme të lidhura

Para