• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Integrimi/Kërcënimet e Ramës, “pickime mushkonjash” për Brukselin

19:17 : 16/06/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shqipëria dhe Maqedonia po presin me interes të veçantë takimin Merkel-Makron, parashikuar për të martën, ku dy liderët kryesorë të Bashkimit Europian do të diskutojnë për çështje të rëndësishme të Unionit.

Ende nuk dihet nëse hapja e negociatave për anëtarimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë temë kryesore ndërmjet kancelares gjermane dhe presidentit francez. Gjithësesi, në Tiranë dhe Shkup presin me shpresë se nga ky takim do të dalë “tym i bardhë” edhe për to.

“Politico.eu”, në një analizë të bërë së fundmi, sheh dy kampe në Bashkimin Europian, të cilat kanë qëndrime të kundërta sa i përket procesit të zgjerimit të shpejtë. Grupi i parë, i përfaqësuar kryesisht nga Franca e Hollanda, është kundër përshpejtimit të procesit me Shqipërinë e Maqedoninë. Në Paris dhe Amsterdam mendojnë se dy vendet ballkanike ende janë larg pritshmërive të Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

Fluturimi me parashutë nuk shkon siç duhet, turistja përfundon e dëmtuar në Lungomare

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

Franca dhe Hollanda druajnë se hapja e negociatave për këto dy vende mund të nxisë “eksportimin” e krimit të organizuar, i cili edhe aktualisht është një shqetësim i madh për shumë vende të BE-së.

Grupi tjetër, i përbërë kryesisht nga vende të Lindjes, janë pro-hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në vlerësimin e këtij blloku shtetesh, BE-ja, në këtë mënyrë, do të mund të frenonte ekspansionin rus ose kinez, i cili mund të zërë hapësirën e lënë bosh nga Brukseli në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qartësisht, terreni në të cilën po diskutohet e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe e Maqedonisë lidhet ngushtësisht me interesat gjeostrategjike të Unionit. Në argumentat e dy blloqeve të krijuara së fundmi në Bashkimin Europian nuk janë në diskutim aspak masat e ndërmarra nga Tirana dhe Shkupi për integrim.

Komisioni Europian kërkonte nga Shqipëria miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, të cilën vendi ynë, pavarësisht se gjysmake, e ka realizuar. Maqedonisë, Komisioni Europian i kërkoi të zgjidhte me Greqinë çështjen e emrit të shtetit, konflikt i cili tashmë duket i zgjidhur.

E, pasi Shqipëria e Maqedonia kaluan këto sprova, rezulton se ato kanë qenë thjesht një gur në ngrehinën e lartë që duhet të ndërtojnë këto dy shtete në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Por, jo vendimtari.

Këto masa të ndërmarra nga Shqipëria e Maqedonia nuk përbëjnë aspak objekt diskutimi ndërmjet dy blloqeve të shteteve brenda Unionit. Të dyja palët janë të shqetësuara për krimin e organizuar ballkanas që është përhapur në shumë vende të Europës; për luftën e munguar kundër korrupsionit lokal; si edhe për mundësinë që ato të bien nën ndikimin ruso-kinez.

Pra, mburrja tipike ballkanase e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë se kanë arritur standartet e kërkuara nga Komisioni Europian është vetëm një propagandë, e cila nuk përputhet me realitetin në Bruksel. Franca e Hollanda nuk i duan këto vende së shpejti në BE, për shkak të krimit të organizuar. Vendet e tjera duan hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, pikërisht që Brukseli të ketë mundësi të kontrollojë më shumë demokracinë dhe luftën e këtyre vendeve kundër krimit të organizuar.

Të dy grupimet bashkohen në një pikë- janë të shqetësuar nga paaftësia e Tiranës dhe e Shkupit për të forcuar demokracinë dhe shtetit ligjor. Por, zgjidhjen e shohin në mënyrë të ndryshme. Franca e Hollanda kërkojnë më shumë prova se Tirana dhe Shkupi kanë vullnetin për të luftuar krimin e organizuar e më pas të trokasin në dyert e Brukselit.

Ndërsa vendet e tjera shpresojnë se, duke u dhënë dorën Bashkimit Europian, Shqipëria e Maqedonia do të konsolidojnë pozitat e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në të dy rastet, Shqipëria e Maqedonia janë shumë larg standarteve të Bashkimit Europian. Nëse në samitimin e fund-qershorit, Tirana dhe Shkupi do të nisin negociatat pa kushte për anëtarësim në BE, atëherë do të kuptohet qartësisht se ka dalë i fituar grupi i shteteve që i frikësohen penetrimit rus në Ballkan.

Në rast të kundërt, edhe kërcënimet e Edi Ramës se, nëse BE nuk tregohet e hapur me Shqipërinë, boshllëkun e saj mund ta zërë ndonjë fuqi tjetër, do të konsiderohen si pickime bezdisëse mushkonjash dhe asgjë më shumë, për burokracinë europiane.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fluturimi me parashutë nuk shkon siç duhet, turistja përfundon e dëmtuar në Lungomare

12:39 : 18/08/2025
AKTUALITET

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

12:33 : 18/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin ‘doktor’, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024

12:17 : 18/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor 18-24-gusht, ja shenja më me fat

12:06 : 18/08/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim nga Spanja për kultivim kanabisi, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

11:57 : 18/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan

11:38 : 18/08/2025
Para

 Neymar për Botërorin në Rusi, të dashurës i publikojnë 'videon bombë' në Brazil

TË GJITHA

Fluturimi me parashutë nuk shkon siç duhet, turistja përfundon e dëmtuar në Lungomare

12:39 : 18/08/2025

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

12:33 : 18/08/2025

Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin ‘doktor’, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024

12:17 : 18/08/2025

Horoskopi javor 18-24-gusht, ja shenja më me fat

12:06 : 18/08/2025

I shpallur në kërkim nga Spanja për kultivim kanabisi, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

11:57 : 18/08/2025

Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan

11:38 : 18/08/2025

Pesë të vrarë pasi Rusia sulmon një ndërtesë banimi në Ukrainë

11:30 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com