Aksident në Prrenjas-Qafë Thanë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prrenjas –Qafë Thanë.

Shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 977AB, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 226EV, me drejtues shtetasin H.L., 64 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetaset: V.L.,62 vjeçe dhe N.L., 32 vjeçe, banuese në Korçë, të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 226EV.

LEXO EDHE  Standardi i Kurz dhe ai i Ramës/ I pari po e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, i dyti në luftë civile

Të dëmtuarat menjëherë janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut, ku paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështia në rrugë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here