Kompania FUSHA SHPK është rikthyer sërish në vëmendje të publikut, pas bërjes publike të një projektligji të jashtëzakonshëm që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një godine të re teatri dhe një sërë kullash shumëkatëshe.
E thënë shkurt, FUSHA SHPK shpreh interesin për “privatizimin” e kësaj prone publike në zemër të qendrës historike të Tiranës, duke negociuar me sukses me Bashkinë e Tiranës.
Përse negociatat do të rezultojnë të suksesshme, nëse qeveria nuk tërhiqet nga projektligji që devijon nga çdo procedurë ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të partneritetit publik-privat.
Për këtë duhet parë se kush është FUSHA SHPK, kush qëndron pas kësaj kompanie që vetëm në Tiranë ka arritur të fitojë 28 tendera dhe kontratamiliona euroshe.
FUSHA SHPK me administrator të vetëm Shkëlqim Fushën u bë e njohur për publikun e gjerë si kompania që ndërtoi sheshin “Skënderbej” me parkingun nëntokësor që në total i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve rreth 17 milion euro.
Kontratat dhe tenderat që kjo kompani ka fituar në Tiranë varjojnë në fusha të ndryshme, por janë të përqëndruara kryesisht në ndërtim dhe rikonstruksion rrugësh, shkollash, ujësjellësash dhe një pjesë e madhe e pastrimit dhe mirëmbajtjes së kryeqytetit, raporton newsbomb.al.
Pjesa më e madhe e kontratave të fituara janë shërbime pastrimi, plot 10 të tilla.
Rezulton se në disa nga këto kontrata publike, FUSHA SHPK ka garuar e vetme, apo konkurrenti tjetër është skualifikuar në rethana të dyshimta.
Së fundmi FUSHA SHPK ka bërë rikonstruksionin e Amfiteatrit te Liqeni i Tiranës për 39 510 821 lekë pa TVSH. Për rreth 7,7 milionë euro, FUSHA SHPK ka fituar tenderin, këtë herë në Bashkinë e Vlorës për ndërtimin e bulevardit të qytetit.
Sa i përket pronarit të vetëm të kësaj kompanie Shkëlqim Fusha, shumë pak informacion ka në publik, ndryshe nga biznesmenët në botën perëndimore që i njihen edhe shijet muzikore. Por pak kohë më parë, emri i tij u rendit nga një revistë europiane si një ndër 17 oligarkët e dyshimtë të Europës Lindore. /Newsbomb.al
Më poshtë disa nga tenderat dhe kontratat e kësaj kompanie që vetëm në Tiranë kapin vlerën marramensëse prej 3,782,488,739 lekë pa TVSH, sipas të dhënave të publikuara në www.opencorporates.al:
- Shtesë Kontrate per objektin “Ndërtim parkim nëntokësor, sheshi Skënderbej”. 44,543,720 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 44,543,018.00
- Shpenzime për Mirëmbajtjen e aparateve, pajisjeve teknike dhe veglave të punës 16,660,000 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 16487208.6
- Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit në sheshe mbi dhe nën tokë dhe terminale 8,798,873 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 8568981.26
- Përmirësimi i kapaciteteve të prodhimit të ujit nga ujërat nëntokësorë (puse) 9,890,000 Njoftuar Fituesi FUSHA SHPK 9,800,847.00
- Sistemim asfaltim dhe kthimi në gjendjen fillestare të segmenteve rrugore pas ndërhyrjes në rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ne Qytetin e Tiranes për vitin 2017 15,073,326 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 14,727,930
- Shtesë kontrate: Shërbim Pastrimi për sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet 1,153,772 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 1,153,772.00
- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana IV 744,180,353 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 699000767.1
- Furnizim dhe vendosje drurë dekorativ në zonën industriale Kamëz – Kashar 278,192,684 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 277,135,600.00
- Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perëndimore -2 të Qytetit të Tiranës” 26,771,506 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 26,769,150.00
- Rrethime të ndryshme (kangjella, gardhe të ndryshme) 8,148,807 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 7,996,920.00
- Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Perëndimore 2 të Qytetit të Tiranës.” 27,681,018 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 27,521,730.00
- Shtesë kontrate: “Ndërtimi i këmbëve të Urës Menik mbi lumin Erzen” 2,567,525 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 2,567,525.00
- Rikonstruksioni i Amfiteatrit 39,944,942 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 39,510,821.00
- Sistemim – Asfaltim i rrugëve Domje, Rruga Ramadin Zazckocki,Rruga Kodra e Totëve, Rruga Ismail Qemali, Rruga Naim Frashëri, njësia administrative Bërxull, Bashkia Vorë 106,385,735 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 103,307,732.00
- Sistemim , asfaltim i rruges Suk 1 -Arapaj- Samatice 162,145,816 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 157217227.04
- Sistemim asfaltim dhe kthimi në gjendjen fillestare të segmenteve rrugore pas ndërhyrjes në rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ne Qytetin e Tiranes 15,073,326 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 14,771,358.00
- Furnizim Vendosje e Linjes së Ujësjellësit në Rrugën e Fshatit Kodër Bërxull 11,663,721 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 11,353,020.00
- Mjete dhe paisje te tjera teknike (stola, kosha) 33,259,700 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 33,120,000.00
- Shtesë kontrate për objektin“Pastrimi i pjesës Perëndimore – 2 Qytetit Tiranës” 19,298,414 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 19298414.1666667
- Shtesë Kontrate: Shërbimi i pastrimit në Bashkinë Vorë 8,318,350 Lidhur Kontrata +Shtesë FUSHA SHPK 8,318,350.00
- Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të 979,884,648 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 978878878.78
- Ndërtim i këmbëve të Urës Mënik mbi lumin Erzen 13,000,000 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 12,837,934.00
- Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej 224,992,000 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 222,719,919.00
- Rikonstruksione objekte rekreative, sanitare, Info-Point, objekte shërbimi në Parqe 8,333,320 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 8,238,773.00
- Sistemim, Asfaltim i Rruges se fshatit Kurjan – Financuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve 123,572,000 Njoftuar Fituesi FUSHA SHPK 119,863,242.00
- Blerje Stola dekorativë, Kosha – Financuar nga Fondi i Bashkise Tirane 8,333,330 Njoftuar Fituesi FUSHA SHPK 8,220,000.00
- Sistemim, Asfaltim – Rikonstruksion Segmenti Rruga Shehelereve – Rruga Koder, Berxull – Financuar nga Te ardhurat e Bashkise Vore 67,554,000 Lidhur Kontrata FUSHA SHPK 67,502,822.00
- Rikualifikim Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë – Financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve 533,403,000 Njoftuar Fituesi FUSHA SHPK 527,535,937.00