• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apel BE-së: Na ndihmoni të shpëtojmë drejtësinë nga qeveria

11:52 : 12/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka krijuar një korpus ligjesh, nëpërmjet të cilës sistemi i drejtësisë dorëzohet në duart e qeverisë, pak a shumë siç po ndodh së fundmi edhe në Poloni.

Por, ndryshe nga qëndrimet e vagullta të atyre që konsiderohen si inteligjenca shqiptare, në Poloni janë krijuar grupe të shumta sociale, të cilët kundërshtojnë “përthithjen” e sistemit të drejtësisë nga maxhoranca politike.

Les Valesa, ish-revolucionari antikomunist i është bashkuar intelektualëve polakë, të cilët kërkojnë nga Bashkimi Europian të ndërhyjë për të bindur qeverinë e Varshavës që të tërhiqet nga reforma e saj kushtetuese.

Në “kërkesën-lutje” drejtuar Brukselit, Les Valesa paralajmëron se “nuk ka liri pa shtet të së drejtës”. Qeveria polake ka miratuar disa ndryshime kushtetuese, të cilat i ka prezantuar si Reformë në Sistemin e Drejtësisë, por që kanë krijuar shumë “xhepa”, nëpërmjet të cilave politika mund të vendosë në mënyrë përfundimtare në karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lexo edhe:

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

Për këto arsye madhore, intelektualë dhe grupe të ndryshme interesi polake, përkundër pranimit se sistemi i drejtësisë ka nevojë për përmirësime, shprehen kundër parashikimeve të qeverisë dhe kërkojnë ndërhyrjen emergjente të Bashkimit Europian.

Në mënyrë të ngjashme, edhe Shqipëria tashmë ka një korpus ligjesh, të cilat i japin qeverisë kontrollin e plotë mbi sistemin e drejtësisë. Pavarësisht se në letër janë parashikuar krijimi i një seri institucionesh “të pavarura”, njerëzit që janë pjesë deri më tani ose që do të jenë pjesë e tyre së shpejti, do të vijnë në bazë të vullnetit të maxhorancës politike.

Për fat të keq, ndryshe nga sa po ndodh në Poloni, zërat e intelektualëve shqiptarë që shqetësohen për reduktimin e ndjeshëm të lirive, për shkak të vendosjes nën kontroll të sistemit të drejtësisë janë ose të pakët ose u mbytën nga propaganda qeveritare, e mbështetur fuqishëm nga dy ambasadorë të rëndësishëm, qëllimi i të cilëve ishte që të mbyllnin mandatin e tyre në Tiranë me një produkt.

Në bazë të raporteve nga Tirana, sidomos të ambasadores së BE, Romana Vlahutin, Komisioni Europian sugjeroi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në raportin e tij, Komisioni Europian vlerësonte hapat e ndërmarrë nga vendi ynë për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Por, përkundër këtij raporti me frymë pozitive, i bazuar thellësisht në kabllogramet e ambasadores Vlahutini, Këshilli Europian, struktura vendimmarrëse për hapjen e negociatave, duket se nuk do e shohë kaq rozë situatën. Disa vende të rëndësishme europiane kanë pikëpyetje të mëdha mbi vullnetin e qeverisë për të lejuar drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Figura të rëndësishme vendimmarrëse në Gjermani, Francë, Hollandë e Danimarkë i shohin me shumë dyshim deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, i cili garanton se tashmë drejtësia ka të gjithë hapësirën e mundshme për të ndjekur penalisht këto zyrtar, të cilitdo niveli.

Rastet konkrete, si ato të Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafaj, duket se janë vështirësitë më të mëdha të Ramës për të bindur burokratër në shumë shtete të Bashkimit Europian, se ai e ka seriozisht me Reformën në Drejtësi.

Sot, në fakt, po flitet më së shumti për këto dy çështje konkrete. Por së shpejti, ashtu si edhe në Poloni, do të flitet për detajet e Reformës në Drejtësi, e cila i dorëzoi sistemin e drejtësisë Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Aktualisht, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë në fazën e Vetingut, një proces i cili po zhvillohet nga komisione, të cilat ligji i konsideron të pavarura, por që janë të përbëra nga njerëz të zgjedhur vetëm nga maxhoranca e Edi Ramës. Këto komisione aktualisht kanë në dorë vendimmarrjen nëse gjyqtarët e prokurorët do të rikonfirmohen në detyrë apo do të shkarkohen.

Gjithashtu, dy organizma që pritet të ngrihen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, struktura që do të trajtojnë karrierën e magjistratëve, janë të përbëra nga shumicë njerëzish të zgjedhur vetëm nga maxhoranca socialiste. Pra, vendimmarrja për karrierën e çdo gjyqtari e prokurori do të varet në dorën e personave të zgjedhur politikisht dhe vetëm nga një parti.

Duke pasur nën kontroll politik këto struktura, Partia Socialiste e Edi Ramës do të ketë për një kohë të gjatë nën kontroll sistemin e drejtësisë, si në maxhorancë, ashtu edhe në opozitë.

Për momentin, asnjë intelektual nuk duket të ketë peshën e një “Les Valesa” shqiptar, por gjithësesi thirrja drejtuar Bashkimit Europian duket se është e njëjtë, si edhe në Poloni: Na ndihmoni të shpëtojmë drejtësinë nga qeveria”.

Lajme të lidhura

BOTA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025
Para

Temperatura të larta, por edhe reshje shiu. Surprizat e motit deri në fundjavë

TË GJITHA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com