Diva e popit, Rihanna ka vetëm pak ditë që përflitet për ndarjen me të dashurin i saj Hassan Jameel dhe ka patur kërkesa të reja.
Për ish-partnerin e saj, Chris Brown, kjo ishte vetëm një shenjë për ta kërkar një shans të dytë nga ajo. Kështu tha një burim i afërt pranë këngëtarit, që ka folur ekskluzivisht për HollywoodLife.
“Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassan në premierën e madhe (tapeti i kuq i Ocean’s 8). Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk i ka folur asaj pasi nuk ia ka hapur telefonin. Por Chris mendon se është cështje kohe dhe në momentin që do flasin, është e sigurtë që do kthehen bashkë. Gjithcka ai dëshiron është një shans i dytë pasi është Rihanna është fiksimi i jetës së tij”, tha burimi.
Ndarja e saj me milionerin Hassan duket se erdhi si shkak i një zënke, për të cilën këngëtarja është shprehur me miqtë e saj se është lodhur nga meshkujt. Ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë me jetën e tyre pasi nuk ka patur deklarata publike dhe Rihanna është lënduar shumë nga lidhja që ka patur me Chris Brown.