A do të strehojë Shqipëria ish-luftëtarët e ISIS? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë por edne nuk ka një vendim zyrtar nga qeveria, por deri tani ka vetëm një deklaratë nga këshilltari i kyeministrit. Ishte deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov gjatë një konference për sigurinë në Tiranë pak ditë më parë, që solli gjithë këtë debat.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të reagojë në rrjetet sociale dhe ka hedhur poshtë që të gjitha zërat. Në replika me një qytetar në Facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.
Qytetari: “Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”.
Edi Rama: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”.