• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kampet për ISIS? Rama e përgënjeshtron si “armët kimike” dhe “paktin e Detit”

14:55 : 09/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shqipëria është caktuar që të jetë vendi ku do të ndërtohen kampet e pritjes për ish-luftëtarët e ISIS-it që kanë vendosur të largohen nga lufta. Por kryeministri Edi Rama ka vendosur, që të paktën në këtë moment të parë, ta mohojë diçka të tillë, pavarësisht se faktet tregojnë se ai ka rënë dakord për këtë gjë.

Rama, edhe kësaj radhe, ka preferuar që vendimmarrjet e rëndësishme për vendin të mos i ndajë me opinionin publik, ndoshta nga bindja e tij se qytetarët shqiptarë nuk i kuptojnë çështjet e rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë të gjithë mandatit të tij qeverisës, ai ka përzgjedhur që të ndajë me qytetarët, që në fakt janë në pjesën dërrmuese militantë të tij, biseda “baritore” në turin e tij të “llogaridhënies”. Por, asnjëherë nuk ka menduar që të diskutojë hapur për çështje të rëndësisë kombëtare. Dhe, në fund ka dalë i dështuar para popullit.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Në fillim të mandatit të saj, qeveria “Rama” dhe vetë kryeministri mohuan faktin që Shqipëria ishte caktuar si vendi ku do të asgjësohen armët kimike të Sirisë. Informacioneve nga burime të ndryshme, Rama iu kundërvu me terminologjinë e “thashethemnajave”, e më vonë “kazanëve mediatikë”.

Edhe kur gazetar franceze “Le Monde” e deklaroi publikisht se Shqipëria kishte marrë pranuar që të jetë vendi i depozitimit dhe shkatërrimit të këtyre armëve, sërish vetë Rama, e më tej ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ajo e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e mohuan kategorikisht.

Derisa ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë, John Ëithers, e pranoi publikisht se ishte diskutuar në nivelet më të larta amerikano-shqiptare dhe ishte caktuar Shqipëria si zgjidhje për armët kimike. Vetëm në atë moment, Edi Rama u detyrua të pranonte publikisht këtë situatë, të cilën qytetarët e kishin kuptuar prej kohësh dhe kishin mbushur sheshin kryesor të Tiranës.

Edi Rama, të paktën në atë rast, e kuptoi që kishte bërë gabim që nuk ishte treguar transparent me publikun, i cili, ndryshe nga mendimet e tij për popullin, në fakt kuptonte shumë mirë situatën. Rama, me dhimbje, u detyrua të prishë paktin me amerikan dhe kjo vetëm falë protestave masive të qytetarëve.

Një tjetër rast domethënës, ku mungesa e transparencës nxori bllof vetë Edi Ramën është shënuar pak muaj më parë. Qeveria shqiptare dhe ajo greke janë përfshirë në negociata për caktimin e kufirit detar. Kjo çështje ka mbetur ende e pazgjidhur, pasi një marrëveshje e vitit 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Rama dhe qeveria e tij u premtuan shqiptarëve se, ndryshe nga marrëveshja e mëparshme, tashmë gjithçka do të jetë transparente dhe do të diskutohet me publikun. Por, sërish duke menduar që populli nuk i kupton gjërat që diskuton “lideri global”, negociatat asnjëherë nuk u bën publike.

Për më tepër, qeveria Rama nuk e pranoi asnjëherë se bisedimet shqiptaro-greke kishin arritur në një konkluzion në fund të marsit. Derisa, ministri i Jashtëm grek deklaroi për mediat e vendit të tij se kryeministri Tsipras do të mbërrinte në Tiranë në fillim të Prillit për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen.

Pra, qeveria shqiptare, e cila përbetohej se negociatat po vijonin, “u tradhëtua” nga kryediplomatik grek, i cili e nxori sërish bllof Ramën para qytetarëve shqiptarë. Vetëm falë reagimeve të forta publike në Shqipëri, qeveria e Tiranës u detyrua të tërhiqej nga arritja e marrëveshjes me palën greke dhe Tsipras ende nuk e ka kryer vizitën e tij në vendin tonë.

Gjithashtu, në vitin 2016, qeveria shqiptare ridërgoi në Parlament ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pra ligjin “Për plehrat”. Në dispozitat e tij, qeveria kishte parashikuar që Shqipëria të shndërrohej në një kosh të madh mbeturinash. Kjo, pasi flitej për mundësinë e importimit të mbetjeve urbane nga vende të tjera, kryesisht nga Italia, e cila në atë kohë ishte në emergjencë për plehrat.

Vetëm pas një reagimi të fortë publik, i cili u njoh me parashikimet ligjore pak orë para se ai të miratohej, shumica socialiste bëri një modifikim në draft, i cili parashikonte shtyrjen në kohë të importimit të mbetjeve nga jashtë Shqipërisë.

E fundit në radhë, për nga rëndësia strategjike dhe gjeopolitike, është pikërisht ajo që po diskutohet këto ditë-krijimi i qendrave të pritjes për terroristët e ISIS-it që kanë vendosur të largohen me vullnetin e tyre nga lufta.

Edhe në këtë rast, Rama dhe qeveria e tij kanë zgjedhur rrugën e mohimit të informacioneve të kësaj natyre. Ky mohim do të vijojë derisa ndonjë media prestigjioze ndërkombëtare apo ndonjë zyrtar i lartë i huaj të konfirmojë se Shqipëria është shprehur e gatshme për të pritur luftëtarët e ISIS-it. Deri atëherë, publiku shqiptar, pavarësisht se ka aftësinë t’i kuptoj më së miri gjërat, do të jetë i detyruar të dëgjojë përrallat e qeverisë “Rama” se këto janë “fjalë kazani”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Vdekja e Fadil Vokrrit, Meta: Lajm shokues, personaliteti që krijoi do frymëzojë gjeneratat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com