DASHI (21 Mars – 19 Prill)
Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Do kërkoni gjithmonë me shume nga vetja dhe nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i japin disi me shume prioritet jetës intime. Dijeni qe po e late pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje me pas ose dikush tjetër do ua marre nga duart. Beqaret do joshin pa fund, por nuk dihet me rëndësi nëse do fillojnë një lidhje serioze apo do kenë thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni me energjike se me pare dhe nervozizmi nuk do ekzistoje me. Gjendja e financave nuk do jete ne momentin me te mire. Tregohuni shume te matur me çdo lloj shpenzimi. Ne pune do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shume shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.
DEMI (20 Prill – 20 Maj)
Pas një periudhe disi te vështirë qe keni kaluar këtë muaj do rilinde dielli dhe do jeni goxha me te qete se me pare. Te dashuruarit do i japin me tepër prioritet jetës se tyre ne çift dhe do e mbajnë ne pëllëmbe te dorës partnerin. Do dine si ta duan me fjale dhe me gjeste. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe te krijojnë sa me pare një familje. Java e dyte do jete me e favorshmja nga te gjitha dhe mundësitë do jene te shkëlqyera. Mos i humbni për asnjë moment. Gjendja shëndetësore do jete problematike. Mund te keni dhimbje fyti dhe do ndiheni pa fuqi. Sektori financiar do vazhdoje te mbetet delikat. Vetëm me ndihmën e specialisteve mund te arrini atje ku keni dëshiruar. Ne planin profesional do ju bëhen goxha propozime kështu qe shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni.
BINJAKET (21 Maj – 21 Qershor)
Këtë muaj do keni ide te mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjerat dhe do tregoheni me te matur. Ata qe janë ne një lidhje javën e pare do kenë probleme te mëdha dhe mund te ndihen keq. Jepini fund autoritetit te tepruar nëse doni qe te rikthehet qetësia sa me pare. Beqaret duhet te dalin e te argëtohen sa me shume qe te mundin. Nëse do kenë mundësi mund te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla për shkak te lodhjes ne pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar do bëni mire te mos nxitoheni për te kryer investime. Ne pune mos ju besoni te gjitha atyre qe do ju thonë disa kolege sepse do e bëjnë çdo gjë qe t’iu prishin pune. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për te arritur gjithnjë e me lart.
GAFORRJA (22 Qershor – 22 Korrik)
Nëse e bëni çdo gjë me dëshirën e mire këtë muaj gjithçka do ju ece si doni. Mos u nxitoni për asgjë gjë sepse mund te pengoheni dhe te dëmtoni veten. Te dashuruarit o ja kalojnë mire pranë personave te zemrës dhe do fillojnë te programojnë pushimet. Java me e veçante do jete e treta. Beqaret do jene te kënaqur nga jeta qe bëjnë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Ne fakt do marrin propozime te shumta te cilat do jene ne dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni një energji te madhe qe as vete nuk e dini nga ju buron. Financat here pas here do kenë disa tronditje dhe nuk do dini çfarë te bëni. Specialistet mund t’iu japin me mire këshilla. Ne pune bëni mire ta harroni te shkuarën dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. provoni edhe sfida te reja.
LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)
Këtë muaj do përqendroheni me tepër tek ato gjera qe i keni me për zemër dhe do i kaloni te tjerat ne plan te dyte. Nëse jeni ne një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte te përbashkëta. Pranë partnerit di ndiheni gjithmonë te plotësuar. Beqaret do kënaqen me çdo takim qe do realizojnë dhe ka gjase qe me një persin te mendojnë për një lidhje. Shëndeti do jete i kënaqshme ne pjesën me te madhe te kohës, por nuk do mungojnë as dite me shqetësime te vogla si:dhimbje muskujsh, dhimbje koke apo barku. Mos i ndani asnjë çast frutat dhe perimet. Financat do jene delikate gjate javës se dyte dhe kjo për shkak te shpenzimeve te pamenduara qe do kryeni. Komunikimi dhe bashkëpunimi me koleget do bëjnë qe te keni me tepër arritje ne jetën profesionale. Mund te merrni edhe propozime impresionuese.
VIRGJERESHA (23 Gusht – 22 Shtator)
Këtë muaj nuk do pendoheni për asgjë qe do bëni ne çdo fushe. Do jeni me te organizuar dhe do i mirëmendoni gjerat para se te hidhni hapa. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i përkushtohen me tepër atij qe kane ne krah sepse ne te kundërt gjerat mund te ftohen. Beqaret nuk do kenë një periudhe te favorshme dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Shëndeti do jete goxha me i mire. Nuk do keni me as shqetësimet e dikurshme. Alergjitë do vijnë duke u stabilizuar. Gjendja e financave do jete shume here me e mire se me pare. Do kryeni te gjitha investimet e pretenduara. Ne pune duhet te kërkoni gjithmonë e me shume nga vetja nëse doni te arrini lart e me lart. I keni te gjitha mundësitë. Disave do ju bëhen propozime interesante e disa te tjerë te papune do ndryshoje statusin.
PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)
Këtë muaj do keni dëshirë te bëni gjera te reja dhe te argëtoheni sa me shume. Nëse jeni ne një lidhje partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do pranoje t’ua plotësojë një e nga një te gjitha dëshirat. Te dy do fantazoni dhe do mundoheni te përjetoni kënaqësi te reja. Kini parasysh qe java e fundit do jete plot me surpriza. Beqaret gjithashtu do kenë një muaj te mbushur me takime te rëndësishme. Shfrytëzojini sa te mundni sepse ato do ua ndryshojnë te ardhmen. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire, por nuk do mungojnë as momentet e dobësisë ne disa momente. Kujdesuni me tepër për veten. Për financat do jete koha e duhur për te riorganizuar gjithçka. Me diplomaci dhe maturi mund ta ndryshoni për mire situatën. Ne pune mbrojini deri ne fund idetë dhe keni për te dale te fituar.
AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)
Mundohuni t’iu qëndroni larg gënjeshtrave gjate këtij muaji sepse ato gjithmonë e bëjnë jetën me te ndërlikuar. Nëse keni një lidhje mos e vini atë asnjë moment ne rrezik dhe kaloni me tepër kohe me partnerin. Kjo është e vetmja mënyrë qe gjithçka te ece si duhet. Beqaret do kenë disa takime, por njeri do jete me i veçante dhe do i beje te përjetojnë emocione te shumta. Gjendja shëndetësore do varet shume nga gjendja psikike. Nëse ajo do jete e renduar here pas here do keni edhe probleme te tjera. Yoga mund t’iu ndihmoje te jeni me te qete. Gjendja e financave do jete e trazuar sidomos dy javët e pare, me pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për t’i ndrequr sa me pare. Ne pune bëni aq sa mundeni dhe mos gënjeni për asnjë çast. As vete nuk do ndiheni mire dhe as shefat nuk do ju vlerësojnë.
SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Do keni një jete mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te jete e fundit. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mendojnë te bëjnë gjera te reja e pse jo ndonjë çmenduri te vogël. Rutina është ajo qe e shkatërron me shume se çdo gjë tjetër një lidhje. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë çdo ftese qe do ju behet për te pasur njohje te reja. Edhe sikur gjerat te mos shkojnë ashtu siç mund te keni dashur rëndësi ka te mos qëndroni vetëm. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse me pas gjendja do filloje te normalizohet. Financat mund te kenë tronditje te vogla për shkak te ndonjë shpenzimi te pamenduara. Gjithsesi nuk do e teproni. Ne pune do ju lindin ide nga me te ndryshmet sesi te arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.
BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)
Ka shume mundësi qe asgjë te mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundërt dhe problemet mund te zmadhohen me kalimin e ditëve. Ata qe janë ne një lidhje do jene kokëfortë dhe nuk do tolerojnë ne asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hape rruge. Beqaret duhet te ruajnë sa me shume qetësinë sepse po u nxituar do e lëndojnë veten. Shëndeti do ketë probleme shpesh serioze. Do jeni nervoze gjithë kohës, mund te prekeni nga virozat e stinës, por mund te keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jene shume te trazuara, por çdo gjë mund te ndodhe nëse kryeni investime te pamenduara mire. Ne pune do ju mungoje serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj. Do ju jepni mundësinë kolegeve te tallen mjaft me ju.
UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)
Do kaloni edhe dite te vështira ju te dashuruarit megjithatë ne përgjithësi muaji do jete i favorshëm dhe i begate. Te dashuruarit do jene te matur dhe do i zgjidhin me qetësi te gjitha problemet qe ju kishin dale me herët. Për ta me e rëndësishmja nga te gjitha është lumturia ne çift. Shëndeti do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do keni shqetësime aspak dhe madje mund te jeni edhe me energjike se me pare. Ne planin financiar do gjendeni përballë problemeve goxha te mëdha dhe vetëm familjaret do mund t;iu japin një zgjidhje. Besojuni atyre. Ne pune do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie vetëm për te arritur atje ku keni dëshiruar. Rruga do jete disi e vështirë, por ne fund keni për t’ia dale mbanë. Do ndiheni krenare për veten dhe do keni me shume besim se kurrë tek vetja.
PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)
Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Nuk do jeni te shoqërueshëm dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju thotë mendja për momentin. Nëse jeni ne një lidhje do krijoni debate te kota me partnerin dhe do ndiheni keq te dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni te shkatërroni gjithçka te ndërtuar. Beqaret do jene gjate gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do përfitojnë dot nga mundësitë qe do iu jepen. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht nuk do jete ashtu si do dëshironit. Here pas here do ndiheni keq dhe mund te keni shqetësime serioze. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po bëtë çmenduri edhe me shpenzimet do mbeteni pa para. Ne pune nuk do ju mungoje as vullneti dhe as durimi, por fatkeqësisht disa kolege do ndërhyjnë t’ua prishin gjithë planet.