• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

‘Vetingu’/ “Top Channel” vë në shënjestër gjyqtarët që nuk i përulen Vjollca-Blushit

21:31 : 07/06/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga “Boldnews.al”

“Top Channel” ka vijuar mbrëmjen e së Enjtes me procesin e “Vetingut” të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas mënyrës së tij.

Në shënjestër të sulmit të televizionit, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi në vend, kësaj radhe ishte Shkëlzen Selimi. Anëtari i Gjykatës së Lartë ishte subjekt i një kronike tërësisht denigruese dhe aspak profesionale.

Televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi tashmë ka dalë hapur se qëllimi i tyre është shantazhi dhe presioni i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, sidomos ata që janë pjesë e trupës gjykuese që pritet të shqyrtojë çështjen gjyqësore lidhur me pronësinë e gjigandit mediatik shqiptar.

Lexo edhe:

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

“Boldnews.al” ka raportuar edhe më parë për një konflikt gjyqësor ndërmjet Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj nga njëra anë dhe Albert Sino e Aurel Baçi nga ana tjetër. Këta dy të fundit, aksionerë në maxhorancë në Top Channel, u përjashtuan nga e drejta e tyre, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit të Tiranës, pas ndërhyrjeve të forta të Vjollca Hoxhës dhe politikanëve të fuqishëm e drejtues të lartë qeveritarë.

Aksionerët Sino e Baçi nuk u tërhoqën nga beteja ligjore dhe ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, për të fituar të drejtën e tyre. Por, pikërisht, kur trupa gjykuese pritet të nisë shqyrtimin e ankimit të aksionerëve “rivalë” të Vjollca Hoxhës, kjo e fundit ka nisur sulmin ndaj gjyqtarëve.

Sot në shënjestër ishte gjyqtari Shkëlzen Selimi, për të cilin një kronikë e gatshme e Top Channel e lidhte atë me proceset gjyqësor të “21 Janarit” e “Gërdecit”, si edhe me një informacion, tërësisht anonim, sipas të cilit ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.

Si rregull, ambasada nuk flet për emra konkretë të zyrtarëve, të cilëve u ka refuzuar vizën. Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë, do të rezultonte që edhe ambasada e SHBA është përfshirë në lojën e interesave të Vjollca Hoxhës. Por, në fakt, e vërteta është ndryshe. Top Channel e ka përfshirë në lojën e saj edhe ambasadën amerikane, pavarësisht se informacioni është i pasaktë.

“Boldnews.al” kontaktoi mbrëmjen e së Enjtes me gjyqtarin Shkëlzen Selimi, i cili e mohoi faktin që t’i jetë refuzuar viza amerikane. Në një prononcim ekskluziv për “Boldnews.al” ai u shpreh se “nuk kam aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe këtë fakt do e dokumentoj zyrtarisht në ditët në vijim”.

Pavarësisht se ky informacion është i pavërtetë, ai është përdorur si pikënisje e kronikës sulmuese të Top Channel ndaj gjyqtarit Selimi, e cila mbyllet, në mënyrë shumë sugjestionuese: “Në ditët në vijim, Top Channel do të sjellë raste të tjera të lidhjeve të Shkëlzen Selimit me krimin”. Pra, sipas këtij prologu, televizioni më i madh në vend ka informacione për lidhje të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë me krimin dhe këto do i ndajë me publikun…më vonë.

Pyetja që shtrohet është “kur më vonë?” “Më vonë” do të thotë, për Top Channel, atëherë kur gjyqtari Selimi të mos votoj në favor të Vjollca Hoxhës? Kronika të tilla, me skenarë tipikë mafiozë, prej kohësh nuk aplikohen as në mediume periferike.

Duket qartë që, më së paku, gjyqtari Shkëlzen Selimi nuk i ka dhënë asnjë shenjë Vjollca Hoxhës se anën e kujt do të mbajë në procesin gjyqësor për pronësinë e Top Channel. Por, nga intensiteti i lartë i sulmit, krijohet bindja që vejusha e bosit të Top Channel, Dritan Hoxha, e ka të qartë se gjyqtari Selimi nuk është në favor të saj.

Për këtë arsye, Top Channel ka organizuar një kronikë të bazuar në shpifje, referuar informacionit të pavërtetë për vizën amerikane, si edhe e ka shndërruar hapësirën publike për të ushtruar shantazh dhe presion të hapur ndaj gjyqtarit Shkëlzen Selimi. Qëllimi duket qartësisht- ai nuk ka pranuar t’i përulet vullnetit të Vjollca Hoxhës.

Pikërisht këtu duhet gjetur arsyeja se përse Top Channel, duke u prezantuar si “parimor”, ka nisur të zhvillojë “vetingun” sipas interesave të tij. Me shumë mundësi, ky “veting alla-top channel” do të vijojë edhe për anëtarë të tjerë të trupës gjykuese, të cilët nuk do të pranojnë t’i shkelin syrin Vjollca Hoxhës. Për secilin prej tyre, vejusha e Tanit të Topit ka gati për sulm Ben Blushin.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
AKTUALITET

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025
Para

Basha: Deklarata e Xhafajt janë dëshpëruese, ja kur reagoi ai

TË GJITHA

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com