Policët në lirim kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë largimin e ministrit Fatmir Xhafaj. Kreu i kësaj shoqate, Aleks Hajdari tha se krimi është në duart e ministrisë, pasi sipas tij dy ministra kanë lidhje me drogën. Aleks Hajdari tha se Fatmir Xhafaj duhet të kalojë procesin e vettingut si gjithë anëtarët e policisë.
Policët kanë dalë në lirim në kundërshtim me ligjin. Jo e gjithë policia është e inkriminuar. Na vjen një ministër me shpatën vettingut, i cili ka vëllain e tij të dënuar për trafik droge dhe drejton Ministrinë e Brendshme. Fatmir Xhafaj duhet të bëjë vettingun si çdo anëtar i policisë.”- tha kreu i shoqatës së policëve në lirim.