• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Albin Kurti: Prokuroria të hetojë menjëherë Telekomin

14:42 : 03/06/2018
në RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Prokuroria e shtetit e ka në dorë mundësinë për të shpëtuar Telekomin e Kosovës, e që sipas tyre këtë mund ta bëjë vetëm duke kryer punën e saj. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se gjendja e sotme në Telekomin e Kosovës është si pasojë e krimit dhe korrupsionit të lartë.

“Në Telekom janë bërë krime dhe nuk janë bërë hetime. Në Telekom nuk janë lejuar investimet dhe vazhdimisht Telekomi është kërcënuar me privatizim. Telekomi i Kosovës edhe mund të shpëtohet edhe te zhvillohet. Prokuroria të veprojë menjëherë. Pra, është e mundshme edhe të shpëtohet edhe të zhvillohet. Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtoj Telekomin e Kosovës. Këtë mesazh kisha pas dëshjrë të tregohet dhe të kuptohet nga publiku”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Telekomi është në gjendje të keqe, është në gjendje aq të keqe sa nuk mund ti mbuloj as shpenzimet e veta rrjedhëse. Përkundër faktit se Telekomi i Kosovës sikurse telekomat e shteteve të tjera janë shumë fitimprurëse. “Në botë nuk kam dëgjuar se një Telekom të falimentoj. Por telekomi i Kosovës është në këtë gjendje pasi që fitimet e saj janë plaçkitur vazhdimisht”, ka thënë kreu i VV-së.

Ai deklaroi se përgjegjës për këtë gjendje janë të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshi edhe këtë aktuale. Këta kanë vepruar në një vazhdimësi kundër interesit publik e për interesat e grupeve jo formale. Këtu e kam fjalën tek mënyra se si kanë arritur mënyrën e plaçkitjes sistematike.

Lexo edhe:

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

“Ata fillimisht kanë mënjanuar kuadrot më të mire të Telekomit, dhe janë zëvendësuar me individ të kontrollueshëm nga këto grupe jo formale, të padijshëm dhe me prirje kriminale. Rezultat i kësaj ata krijuan mundësinë për plaçkitjen përmes skemave dhe kontratave të dëmshme dhe me arbitrazhe të inskenuara. Të gjitha këto e sollën Telekomin në këtë gjendje që është. Ata krijuan edhe skemën e fundit operator virtual mobil, që njihet me emrin z mobile”, tha Kurti, i cili tutje konsideroj se strukturat e zbuluan se bëhet fjalë për një skemë kriminale për plaçkitjen e më se 30 përqind të Telekomit që shkojnë në këtyre kompanive.

Sipas tij, përkundër faktit se prokuroria i ka të gjitha hollësitë nuk vepron, ata e panë të udhës që vetëm një vit e gjysmë të denoncimit të krimit të më ftojnë për të thënë diçka rreth këtij krimi.

“Dhe aty e kuptova një fakt se prokuroria nuk është e interesuar ta hetoj këtë krim. Prokuroria dëshiron ta amnistoj edhe pse ky rast është shkollor i një krimi që është lehtësisht i provueshëm. Përkundër kësaj prokuroria nuk vepron dhe ky është shkaku që më shtynë ta përsëris edhe një herë se prokuroria e ka në dorë ta shpëtoj Telekomin. Vetëm duhet ta kryejë punën e saj”, ka thënë kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ai tha se Prokuroria duhet suspenduar kontratën sipas të cilës plaçkiten 30 përqind dhe ta hetoj këtë kontratë në tërësi. Ndryshe, sipas tij, do të vazhdojnë të kenë pushtetin grupe jo formale, grupe të pazgjedhura të cilat kontrollojnë fonde të mëdha përfshi edhe fondet e marra nga Telekomi i Kosovës. I pyetur se a ekziston ndonjë mundësi tjetër për shpëtimin e Telekomit ai ju drejtua mediave duke thënë se ju e keni në dorë po ashtu që të tregoni se prokuroria nuk ka vullnet. Derisa potencoi se është një formë tjetër, por që ai tha se mund të akuzohet për nxitje te dhunës nëse vetëm e thotë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025
BOTA

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025
Para

Si e priti largimin e Sarrit dhe ardhjen e Ancelotit? Hysaj jep këtë përgjigje

TË GJITHA

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025

Zjarret në qarkun e Korçës, Prefektura: 5 mushka të ngarkuara me ujë janë në terren

11:34 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com