• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Rrëfimi emocionues i Ermal Metës: Më vjen turp nga Italia, jam zënë për pikët që i dhanë Eugentit

14:46 : 01/06/2018
në SHOW BIZ

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka zbuluar sot në një konferencë për shtyp sekrete nga jeta e tij personale e ashtu profesionale. Nga punët e para që ka bërë kur ka emigruar në Itali e deri te pjesëmarrja në “Eurovizion”.

I pyetur nga fëmijët e pranishëm në konferencë se çfarë punësh ka bërë para se bëhej i famshëm, ai përgjigjet: “Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Si gjithë shqiptarët në Itali, kam bërë punë të ndryshme. Kur isha 14 vjeç shisja gazeta te semafori, e nuk i shtypnin mirë e nuk kushtonin shumë. Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi. Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thoJa, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi. Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte. Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje”.

“Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër. Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t’ia lexosh pak në sy por nuk arrin ta kuptosh. Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndjeja atë urgjencën e kreativitetit. Në fillim luaja në piano, kitarën nuk e llogarisja fare”, shtoi Ermali.

Ke shkruar këngën “Vietato Morire” kushtuar babait, çfarë mund të thoni?

Lexo edhe:

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

Arti, muzika në veçanti është shumë arrogant, nuk kërkon leje. E kështu vjen kënga. Çdo herë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh publikun, por vetëm se i bëj për vete.

Neve na ke munguar, po ne juve, Shqipëria?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave, dje kur erdha me dukej vetja si i dehur. Faksti qe dëgjoja gjuhën time më dukej diçka e vërtetë. E mesa e kuptoni e kam humbur pak praktikën e gjuhës, por jo të zemrës.

Çfarë mesazhi jep kënga që fitove “Sanremo” dhe more pjesë në Eurovizion “Non avete fatto niente”?

Nuk ndalon luftën, por sensibilizon. Gjithë njerëzit nuk mendojnë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë. Edhe më të këqijt sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk është e pafundme, do ishin sjellë ndryshe. Jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Ke menduar të bësh një projekt muzikor me një këngëtar shqiptar?

Tani për tani jo, por do më pëlqente.

Keni qenë 3 shqiptarë në “Eurovizion”? Çfarë eksperience ishte?

Ishte nje event i rrallë që ishin 3 shqiptarë në Eurovizion. Eugenti ka zë të mahnitshëm, nga të tre, ishte ai që këndoi më mirë. Ju falënderoj për pikët që më dhatë. Më erdhi turp nga Italia dhe të them të drejtën kam bërë një gjysmë sherri për këtë.

A je krenarë që je shqiptar?

Është pyetje me përgjigje shumë të thjeshtë: Jam shumë krenarë që jam shqiptarë, madje do shtoja se një fëmijë nuk e zgjedh dot ku lind, por nëse do të lindja prapë, do zgjidhja të lindja këtu.

Nëse do bëje këngë për Shqipërinë, çfarë titulli do i vije?

“Dolce terra mia”

Do provonit të këndonit anglisht, të hynit në tregun anglez?

Nuk e di, nuk është gjuha ime. Shqip po, anglishten ka shkruar disa gjëra, e flas edhe mjaft mirë. Por të këndosh është diçka tjetër. Unë kur shkova në Itali, mendoja se e dija italishten por në fakt nuk dija asgjë dhe e mësova nga e para. Tregu anglez është i mbushur me shumë gjëra, nuk ka nëvojë për mua, e as unë për atë.

Cila është motoja e jetës dhe çelësi i suksesit? Po për Tiranën çfarë mendon?

Motaja është “këmbët në tokë e kokën në ajër, unë duhet të jem shumë i gjatë. Nuk jam, por e mendoj.

Para 3-vitësh kam qenë në Tiranë por për pak kohë dhe nuk e vizitova siç duhet. Në 92 kam qenë tamam. Tirana më pëlqen shumë. Kam qenë në rast të hidhur, edhe atëherë e shija me syrin e errësirës. Por kësaj here sikur i shpërlava sytë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025
Para

Ndërtuesit kundër 3% -it për strehimin social: Do ta paguajnë qytetarët koston, do të rriten çmimet e banesave

TË GJITHA

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025

Numërohen 452 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca

04:10 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com