Në orët e para të mëngjesit, në sallën operative të DPV Kukës, përgjegjësi i rojeve në HEC-in ‘Lapaj’ ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri, njoftoi Policia.
Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, shtuan të njëjtat burime.