• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Pa shpresë…

12:24 : 31/05/2018
në BOLD BLOG

Nga Ajshe Isha

“Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë dhe më pas, u jep pamjen e asaj çka ai do të dëshironte të ishin.”(Faik Konica)

Kisha dashur të jetoja atje ku për të vërtetën nuk kryqëzohej askush, në mënyrë që pesha e fajit të reagimit të mos më brente ndërgjegjen në vazhdimësi, të ndihesha e lirë në të drejtat e mia dhe të mos paragjykohesha nëse luftoja për to.

Si për ironi të fatit tim, kam lindur e jetoj në këtë vend që bukurinë e falur nga vetë natyra po e mbulon shëmtia e një politike së cilës nuk i mbaron babëzia.

Aq për të ardhur keq është gjendja, saqë kemi filluar të urrejmë njëri tjetrin pa shkak, e të lëvdojmë ata që na kanë vënë lakun në fyt e nuk na lënë të marrim frymë.

Lexo edhe:

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

Vlerësojmë atë që vjedh dhe sulmojmë personin që vidhet e nëpërkëmbet. Viktimizojmë ata që shkaktojnë viktima. Targetojmë njeriun e thjeshtë si bukëmunguar e demode, vetëm sepse në shi e diell, punon e sakrifikon me gjithë shpirt për të mbajtur familjen dhe për të pasuruar financat e një shteti që i është shuar funksioni, duke harruar që pjesa më e madhe jetojnë në varfëri ekstreme, duke mos kuptuar që gishti që shënjestrën sot, nesër do të kthehet nga ti dhe unë.

Një shoqëri e dembelizuar nga demotivimi i tejskajshëm ka gjetur ngushëllim te paragjykimi për të mbushur hapësirën bosh të kohës së lirë që e ka çdo moment.

I mungon punësimi, arsimimi, shërbimet spitalore, i mungon herë herë edhe kafeja në lokalin e lagjes ku ulet çdo ditë, ama të gjitha këto nuk e zgjojnë dot nga komoditeti i karriges me këmbë drejtuar errësirës dhe humnerës.

E ardhmja duket një pafundësi, e zbehtë, e lyer në zhgënjim plot dhimbje. Prindër në pamundësi totale për të mbuluar shpenzimet e familjes, biznese që tkurren dhe mbyllen, taksa që shtohen e rriten, shkolla që nuk ndërtohen, rrugë e autostrada të dëmtuara nga forca e viteve, shërbime shëndetësore të munguara, borxhe të prapambetura, të ardhura që ulen, industri që nuk zhvillohen dhe pushtetarë e kriminelë që pasurohen.

Të gjitha këto të japin panoramën e një makthi nga i cili dëshiron të zgjohesh sa më parë, por dilema është si.

Si mund të zgjohemi nga ky makth, kur me vetëdije të plotë i kemi shitur politikës mendjen, duke e lejuar të na e komandojë atë?! Si mund të zgjohemi kur letargjinë tonë e kanë “programuar” për gjithe jetën?!

Si mund të ndodhë të çlirohet logjika e atij që duartroket kur ofendohet me batuta nga një kryeministër që i ka pirë dhe gjakun?! Si mund të reagohet kur qeveria të bën injorant duke ndërmarrë “Tur llogaridhënieje” për llogari që s’ka mbajtur kurrë e për premtime të zbehta nën hijen e errët të një makutërie personale?! Për llogari të kujt na vidhen ëndrrat dhe na shkatërrohet përditshmëria?!

Si mund të zgjohemi kur të mirën nuk e njohim dhe të keqes i thurim lavde?!

Referuar citimit që i bëra Konicës në fillim do thoja, si mundet realiteti që kanë krijuar ata të mos vijojë të mbetet realiteti ynë?! Kur do të arrijmë ti shohim gjërat ashtu siç janë dhe jo ashtu siç na i servirin?!

Kur do ndalojmë së qenuri ushtarët modern të një Don Kishoti që fitoi përballë të vërtetës duke e zhytur në përhumbje jo vetëm veten, por duke i bërë të besojnë se ai është komandanti i një ushtrie të vdekur për së gjalli.

Së fundi doja të thoja që më mungon liria e plotë dhe të drejtat, jo sepse pushteti mi ka ndaluar, por sepse e gjithë shoqëria ka pranuar të jetojmë të mbytur. Mjerë për mua dhe për të gjithë ata që s’kanë më çfarë të bëjnë kundër gjithë ushtrisë Don Kishotiane…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025
BOTA

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025
AKTUALITET

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025
AKTUALITET

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025
Para

Kryemadhi, një lutje deputetëve socialistë: Largohuni nga Rama, shpëtojeni PS-në!

TË GJITHA

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com