Çfarë do të ndodhte nëse Italia do të dilte nga Euro? Cili do të ishte ndikimi te pagat, kursimet, pensionet, kreditë, inflacioni e blerjet në supermarkete?
Të provojmë për një çast të lëmë mënjanë problemet fillestare kolosale e të pazgjidhshme, nga kuadri juridik te ikja e paevitueshme e kapitalit ( e përmendur edhe në “planin B” të famshëm të firmosur nga Paolo Savona, kandidati për ministër i Ekonomisë dhe Financave i koalicionit Lega-5Yjet, që ka studiuar seriozisht shembujt e shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze e të Bashkimit Sovjetik), deri në mundësinë më konkrete që Italia të kalojë në faliment. Pa numëruar së paku 350-400 miliardë euro që Italia duhet të paguajë menjëherë si pasojë e deficitit enorm në Target 2, sistemin e pagesave të bankave qendrore të unionit monetar.
Shkëmbinj të pakalueshëm, perspektiva amerikano-jugore që askush nuk do t’i donte t’i përjetonte në kurriz të tij. Por le të bëjmë një ushtrim të vogël akademik për të kuptuar se si do të ishte Italia në hipotezën fantashkencore të rikthimit të Lira, e planifikuar e hartuar edhe pse e organizuar në mënyrë të papritur për të mos krijuar një krizë likuiditeti (sikurse parashikon Plani B).
Dalja nga euro: Çfarë ndodh me inflacionin?
E lirë nga kufizimet komunitare, Bankitalia do të fillonte të shtypte para egërsisht për të mbështetur borxhin publik. Me një rezultat të parë të rëndësishëm: kthim në inflacion dyshifror, që ai që i ka flokët e thinjur e ka prekur me duart e tij në vitet ‘70 e ’80 (kur tejkaloi 21 %). Jeta e kushtueshme do të bënte që të fluturonin çmimet e mallrave të përgjithshme të konsumit, duke hedhur përtokë fuqinë blerëse të italianëve, sikurse po u ndodh venezuelianëve të cilët për një cigare paguajnë 12 % të pagës minimale mujore. Çmimet e ushqimeve e mallrave të rëndësisë së parë do të shkonin menjëherë në qiell.
Dalja nga euro: Çfarë u ndodh pagave e pensioneve?
Kostoja e lartë e jetesës do të përfaqësonte një taksë kolosale në kurrizin e italianëve, veçanërisht të atyre që kanë të ardhura fikse, duke bërë copë fuqinë blerëse të pagave e pensioneve. Gjithnjë, nëse pagat do të vijojnë të ekzistojnë, pasi rritja e kostove të financimit për kompanitë do të hidhte përtokë investimet dhe vetë kompanitë, me rezultat rritjen e papunësisë. Nga lira e re e mbivlerësuar, në fakt, do të përfitonin ndonjë avantazh minimal vetëm kompanitë që eksportojnë produkte me vlerë të shtuar të ulët, të cilat gjithsesi do të duhej të bënin llogari me fuqinë blerëse të familjeve italiane dhe krizën e konsumit (por edhe me nevojën për të përshtatur pagat me inflacionin, problem aktual i presidentit argjentinas Macri) kushdo që dëshron të rrisë kapitalin në tregjet ndërkombëtare me norma të pranueshme me shumë mundësi do të transferojë kompaninë jashtë vendit.
Dalja nga euro: Çfarë u ndodh pasurive të paluajtshme, kredive e faturave?
Edhe kreditë hipotekare në bankat që me shumë mundësi do të jenë shtetëzuar në pjesën më të madhe të tyre për të garantuar mbijetesën e tyre, do të shpërthenin si efekt i inflacionit, si rrjedhojë e taksave e si rrjedhojë edhe e efektit të shkëmbimeve: duke qenë se janë firmosur në euro, do të bëhen gjithnjë e më të shtrenjta sepse lira e re me shumë mundësi do të arrinte me vështirësi të arrinte të mbante hapin e monedhës së mëparshme të përbashkët, që bëhet e fortë si rrjedhojë e pranisë së Gjermanisë në unionin monetar.
Të shtrijmë një vello mëshire në kapitullin e faturave, duke qenë se Italia nuk është autosufiçente në këndvështrimi energjetik dhe blerja e energjisë elektrike e gazit do të bëhet në tregjet e jashtme, me një lirë të zhvlerësuar, kjo do të kushtonte shumë (që më pas do të përfundonte në fatura)
Dalja nga euro: Çfarë u ndodh kursimeve e investimeve?
Edhe titujt shtetërore do të humbisnin me shpejtësi vlerën, të përpira nga inflacioni, ndërsa dukshëm borxhi publik italian do të bëhej gjithnjë e më i vështirë që të lidhej me tregje të afta për të vendosur interesa enorme për t’i dhënë borxh Italisë së lirës së re. Një valutë në nivelet e brishtësisë, të ngjashme me ato të monedhës së Argjentinës dhe të lirës turke, në rënie të lirë javët e fundit. Domethënë, Italia do të kthehej në një vend në zhvillim, në një tango të trishtë krah për krah me Buenos Airesin.