• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Mos pyet Ramën por veten

19:11 : 25/05/2018
në OP-ED

Dr. Bledar Kurti

 Një pyetje të thjeshtë i bëri gazetarja Ambrozia Meta zotit Kryeministër dhe ky i fundit bragtisi konferencën për shtyp, dhe gazetarja u bë personazhi më i shquar i javës. Një pyetje u bë dhe një kreu i ekzekutivit u trondit rëndë.

Po ti qytetar apo qytetare e thjeshtë, jo gazetar apo me talent në filologji, nëse do kishe premierin shqiptar përpara çfarë pyetje do i bëje atij?

Ndoshta mund t’a vini me shpatulla pas murit si Ambriosa, ose do përfundoni një objekt shakaje nga ato që di ti bëjë ai me mjeshtëri,  pasi ka mbi supe shumë vite tallje e përbuzje me të gjithë shqiptarët. Është e vështirë të pyesësh dhe përballesh me të, por është jashtëzakonisht e lehtë të pyesësh veten. Ashtu nën heshtjen tënde dhe i rënduar me shqetësimet dhe hallet e tua, pyete veten: Çfarë të mirash më ka sjellë mua dhe familjes sime qeverisja Rama? Ja kaq e thjeshtë! Pyete veten përpara pasqyrës apo dialogo me veten me mendje. Dhe, jep një përgjigje e cila do jetë e sinqertë dhe e papërlyer nga propaganda e qeverisë.

Lexo edhe:

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

Bëj analizën SWOT, siç e bën çdo institucion apo çdo individ kur bën një plan biznesi. Harroje fajin e ka Saliu dhe pretekset e tjera të qeverisë, e merru me të sotmen dhe frikën e së ardhmes. Gjej pikat e forta dhe të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet. E më pas jepi notën, meritën apo turpin kryeministrit tënd.

Mos u merr me borxhin e jashtëm apo investimet e huaja të cilat janë katastrofike, sepse ndoshta nuk ke informacion dhe prerje për t’i kuptuar. As nëse Shqipëria po flirton me Turqinë e voton rezoluta kundër ShBA, sepse marrëdhëniet ndërkombëtare e gjeopolitike kërkojnë artikulim mendimi. Por, pyete veten nën ngacmimet e penës sime, në mënyrën më të thjeshtë e të kuptueshme të mundur: A paguan më shumë sot për faturën e ujit dhe dritave? A të mbahen më shumë para nga paga? A paguan më shumë taksa për biznesin tënd? A po dëgjon çdo ditë në lajme për ekzekutime, vrasje e konflikte me armë zjarri? A ke dëgjuar më shumë për shtëpi të bastisura në lagjen ku banon? A ke takuar më shumë miq e shokë që duan të largohen nga ky vend? A je i sigurtë në bukën, domatet, kastravecat, qumshtin, dhe mishin që konsumon? A gjen shërbimin dhe medikamentet e duhura në spitale? A e ke zgjidhur misterin e madh se përse vendi më i varfër në kontinent ka çmimin më të lartë të naftës? Dhe a ka ndodhur më parë që fëmijët tanë të edukohen mbi homoseksualizmin e të pyeten për eksperiencat e tyre seksuale në shkolla? A je i lumtur që në kartat e identitetit të shqiptarëve përveç gjinisë mashkull / femër do shtohet dhe “tjetër”? A ka vende të lira pune ku mund të shkosh e aplikosh? A i more tokat dhe pronat e gjyshit tënd apo vazhdon ende duke plotësuar herë pas here dokumentacionin e dosjes? A ka ndodhur në këto 28 vite skandali i padëgjuar edhe në vendet afrikane që të shpartallohet prokuroria e shkatërrohen dosjet sekrete, siç ndodhi në Durrës? A ka vend në botë ku drejtorë policie janë në arrati dhe ministri i brendshëm në arrest? Dhe a njeh ndonjë të afërm apo mik që beson se Shqipëria nuk u kanabizua e tëra gjatë viteve të fundit nga veriu e deri në jug?

Nëse këto pyetje nuk kanë kuptim për ty, je njeri vërtetë fatlum dhe meriton të bëhesh lajm mediatik e në rrjete sociale pasi e vërteta është apo refuzosh t’a shohësh se shqiptarët janë në kufirin e mbijetesës.

Këto pyetje mund t’ja bësh vetes me shumë lehtësi. Del apo nuk del të protestosh me 26 maj kundër kësaj qeverie është zgjedhja jote, por t’i përgjigjesh këtyre pyetjeve elementare është detyrimi yt civil. Ndaj hapi sytë e nis e mendo.

“Unë mendoj prandaj jam” (Cogito ergo sum) tha Dekarti. Nëse ti nuk mendon do të thotë që ti nuk egziston, e bashkë me ty i gjithë ky vend. Dhe cilido që lufton për një Shqipëri më të mirë e të ardhme më të mirë për fëmijët tanë po përpiqet e po shpreson më kot. Hapi sytë e jepi përgjigje pyetjeve bazike që të mundojnë çdo ditë, dhe atëherë do veni me supe pas murit jo vetëm këtë Kryeministër por cilindo shtetar që do vijë në të ardhmen.

 

Lajme të lidhura

BOTA

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025
BOTA

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025
SPORT

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
SPORT

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025
Para

Publikohet kënga e “Rusi 2018”, Era Istrefi, në krah të Will Smith e Nicky Jam

TË GJITHA

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com