Gwyneth Paltrow ka publikuar më shumë detaje për përvojat e saj me Harvey Weinstein.
Duke folur të mërkurën në programin radiofonik Sirius XM të Hoëard Stern, Paltrow përsëri e akuzoi Weinstein se e kishte ngacmuar atë seksualisht në vitet 1990.
“Ne na ndodhi një incident në një dhomë hoteli,”-tha aktorja, duke thënë se ai i kishte kërkuar ti bënte masazh. “Ishte e çuditshme. Unë isha vetëm në një dhomë me të. U trondita.”
Ylli i Hollywood, që u punësua nga manjati i filmave në moshën 22-vjeçare për të luajtur rolin kryesor Emma, i tha të dashurit të saj në atë kohë Brad Pitt rreth incidentit.
“I thashë atij menjëherë dhe u trondita. Brad e kërcënoi Harvey duke i thënë se nëse më bënte sërish të ndihesh keq do ta vriste. Ishte kaq fantastike. Ai përdori famën dhe fuqinë e tij për të mbrojtur mua në një kohë kur unë nuk kisha famë apo pushtet akoma,”-shtoi ajo.
Paltrow akuzoi fillimisht Weinstein për ngacmimin seksual në New York Times, ku ajo tha se pas incidentit të dyshuar, ai e rrihte dhe i tha asaj të mos fliste me askënd tjetër për këtë.
“Mendova se ai do të më vriste,” tha ajo. “Ai bërtiti në mua për një kohë të gjatë. Ishte brutale. “
Më shumë se 60 gra deri tani kanë akuzuar ish-manjatin e filmit për përdhunime dhe ngacmime seksuale.
66 vjeçari vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.