Si nis java e tretë e muajit maj për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin. (21/05/18 – 27/05/18)
Oreks për veprime dhe kontakte, por me të ardhura të kufizuara
Të përgjithshmet: Me Uranin që ka ndryshuar pozicionin nga mesi i muajit, duke hyrë në shenjen e Demit, kjo javë do t’ju ndihmojë të hyni në një rrugë të re. Planeti i ndryshimeve të mëdha Urani, është larguar nga shenja juaj dhe dalë ngadalë ju do të filloni të stabilizoheni edhe më mirë.
Pozicioni i ri në Dem ju ndikon në fushën e punës. Mund të balancohen situatat dhe t’u jepni hapësirë ideve tuaja për të menduar më mirë. Me Diellin në Binjakët, nga dhjetëditëshi i tretë i muajit jeni më i hapur me njerëzit dhe kërkoni një shoqëri të mirë në vazhdimësi.
Parashikimet në dashuri: Me shumë mundësi mund të jeni në një marrëdhënie jo të mirë për shkak të frikës për më të keqen. Situata e ndërmjetme që po përjetoni duhet të marrë fund. Vetëm kështu, do ja arrini qëllimit të menaxhoni marrëdhënien tuaj ose të përjetoni bilancin tuaj personal edhe nëse ju nevojitet të mbeteni vetëm. Më të mirat po vijnë për ju.
Parashikimet profesionale: Në profesion mund t’i shihni gjërat që po ndryshojnë. Një promovim ose një ndryshim i punës ka shumë mundësi të shfaqet nga këtu e tutje. Gjithashtu është e mundur që të ardhurat tuaja të rriten, ndërkohë shfaqen burime të papritura të të ardhurave që kurrë nuk i kishit imagjinuar. Megjithatë nuk duhet të harxhoni shumë, sepse sa më lehtë të fitoni para, aq më lehtë do ti shpenzoni.
DEMI
Portofoli në qendër të vëmendjes
Të përgjithshmet: Me Uranin që tashmë ka kaluar në shenjën tuaj toka fillon të dridhet, gjë që ju bën të lëvizni gjithnjë e më shumë drejt drejtimeve të reja, mendimeve dhe ideve të reja. Me Marsin në Ujor pranohen ndikimeshumëpozitive në sektorin profesional dhe kjo dojetë patjetër edhe këtë javë.Sigurohuni që të vendosni baza të forta për çdo gjë që keni në mendje.
Parashikimet në dashuri: Tregoni guxim në jetën tuaj dhe përballuni me fantazmat e marrëdhënies tuaj me guxim. Nëse jeni në një marrëdhënie dhe keni frikë të veçoni të njohurit, atëherë do të përjetoni vetëm mërzitje.Guxoni në ndryshimet, nëse ato përfshijnë edhe bashkëshortin tuaj osejo. Nëse jeni vetëm, hapni derën për aventura të reja.
Parashikimet profesionale: Në punë do bëhen disa ndryshime. Ose nuk ju pëlqen puna që bëni, ose po përpiqeni të gjeni sfidën në jetën tuaj profesionale. Kjo javë do t’ju ndihmojë të bëni hapa për t’u afruar më shumë me qëllimin tuaj. Është flaka që digjet brenda jush dhe së shpejti do të shihni një rrugë, ku do të keni ndryshim! Përsa i përket financave java do të rrokulliset me kujdes. Do të keni gëzim …!
BINJAKET
Një fillim i ri!
Të përgjithshmet: Dielli në shenjën tuaj në fillim të javës ndriçon fushën e brendshme shpirtërore. Dalë ngadalë filloni të zhvilloni një perspektivë të ndryshme dhe i kapni gjërat në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Instinkti dhe ndjeshmëria zgjohen dhe hapin një botë tjetër. Në të njëjtën kohë, Marsi mbetet në Ujor, i cili do ju mbushë me energji, fuqi dhe optimizëm.
Parashikimet në dashuri: Jeni mjaft të vetëdijshëm këtë periudhë. Jeni të qartë për ato që kërkoni në jetën tuaj. Nëse jeni vetëm sigurohuni që vetëbesimi që keni t’ju sjellë njohje të këndshme. Nëse ende i përkisni atyre që janë në një lidhje, kjo ditë shkon shumë mirë.
Parashikimet profesionale: Me Marsin tek Ujori, jeta juaj profesionale duket se po kalon një periudhë të ndryshimit intensiv. Këto ndryshime do të jenë veçanërisht të dukshme për ju dhe do t’ju ofrojnë kënaqësinë që po kërkonit. Mos nxitoni të nxirrni përfundimet tuaja ose mos mendoni se çfarë është për t’u bërë do të bëhet. Kini durim dhe sigurohuni që të jeni shumë të
kujdesshëm. Në financa do të jeni më të përmbajtur me Afërditën në Gaforre. Do mendoheni dy herë para se të shpenzoni paratë tuaja.
GAFORRJA
Mirësi, por edhe të vërteta të ashpra në personalitet
Të përgjithshmet: Afërdita në shenjën tuaj nga data 19 e muajit tashmë ka filluar praninë e saj të ndjeshme. Fusha e marrëdhënieve dhe kontakteve tuaja merr një ndryshim të ri. Ka mirësi dhe ngrohtësi në fjalët tuaja, gjë që ju bën më të arritshëm dhe njëkohësisht të pranueshëm. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet mund të “punohen” më lehtë në këtë periudhë dhe të gjenden zgjidhje për problemet që ju kanë lënduar për një kohë të gjatë. Është moment i mirë për të negociuar, sepse imazhi juaj është më i mirë për ata që janë rreth jush.
Parashikimet në dashuri: Ka diçka që ju mungon dhe dijeni se kjo nuk ka të bëjë me diçka në jetën tuaj emocionale. Përpiquni të gjeni nëse ka faj qëndrimi i partnerit tuaj ose nëse kjo ka të bëjëme “dëshirat” tuaja. Kini durim dhe përpiquni të sqaroni gjërat në mendjen tuaj, edhe nëse keni një partner ose jo.
Parashikimet profesionale: Ka gjëra që dëshironi të ndryshoni në jetën tuaj profesionale? Kjo periudhë duket të jetë e përshtatshme! Urani në Dem dhe Afërdita në shenjën tuaj sjellin shumë ndryshime të mëdha. Vetëm sigurohuni që të bëni lëvizjet dhe kontaktet e duhura në mënyrën më të mirë. Financat marrin ndikime pozitive nga këta dy planete. Më pas, organizoni planin e veprimit të periudhës së ardhshme.
LUANI
Me flakën e fuqisë, pavarësisht vështirësive!
Të përgjithshmet: Sundimtari juaj Dielli, hyn në shenjën e Binjakëve që nga fillimi i javës. Kjo do të thotë që optimizmi do t’ju karakterizojë në kohën e ardhshme. Shikojini gjërat me më shumë gëzim, ndërkohë njëkohësisht transmetoni këtë ndjenjë me rehati për njerëzit rreth jush. Mund të dilni dhe të argëtoheni, të filtroni, të bëni shaka, të njihni njerëz, të merreni me gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë dhe të kënaqeni. Gëzojini këto që jeta ju jep dhe mos mendoni të grindeni për këto që nuk keni, sepse atëherë do të jeni shumë mosmirënjohës.
Parashikimet në dashuri: Këtë javë jeta juaj emocionale është e prekur nga dyshimet dhe pasiguria. Marrëdhëniet tuaja të kaluara kanë ndikuar negativisht dhe veçanërisht në mënyrën se si e shihni veten tuaj. Rezultati është të ndiheni të shqetësuar ose me partnerin tuaj ose me ndonjë njohje të re që do të bëni. Relaksohuni dhe gjeni besimin tuaj përsëri.
Parashikimet profesionale: Jeta juaj profesionale ka hyrë në një ritëm të ri dhe situata të reja tashmë kanë filluar nëse “nxitojmë”. Urani në Dem krijon ndryshime të mëdha që deri më tani kishit frikë të mendoni ose mendonit se ishin të pamundura. Detyrimi juaj i vetëm është që të sqaroni brenda vetes atë që kërkoni, sepse kjo periudhë do të sjellë drejtimin në jetën tuaj dhe do të duhet të jeni të sigurtë se po lëvizni aty ku dëshironi me të vërtetë. Në financa ka ardhur koha për të hequr qafe një herëe mirë borxhet nga e kaluara!
VIRGJERESHA
Çfarë do të thotë bota?
Të përgjithshmet: Kjo javë është ideale për të bërë hapa të mëdha përsa i përket fushave të jetës suaj. Marsi është në Ujor, i cili favorizon shëndetin tuaj dhe gjendjen tuaj të përgjithshme fizike. Tani do të merrni vendime që do të përmirësojnë trupin dhe shpirtin tuaj. Ndryshoni zakonet dhe njihni një botë krejtë re. Në të njëjtën kohë, Urani nga Demi ju bën më aventurier. Kërkoni dije, aventurë dhe zgjerim personal. Kënaquni në udhëtimin që do bëni drejt evolucionit!
Parashikimet në dashuri: Java shkon mjaft mirë dhe mund të keni pak kohë që do t’ju sjellë më pranë njeriut tuaj.Një çështje që e shqetëson bashkëshortin/en tuaj e bën atë të reagojë. Prandaj sigurohuni të qëndroni pranë tij/saj dhe ta mbështesni atë në problemet e tij/saj.
Parashikimet profesionale: Hyrja e Diellit tek Binjakët ndikon drejtpërdrejt në jetën tuaj profesionale. Ambiciet vijnë dhe interesi juaj u drejtohet atyre me vendosmëri. Urani është kufiri juaj i vetëm, prandaj mendoni gjëra që tëjeni të gatshëm t’i bëni dhe sa lartë mund të jenë qëllimet tuaja. Në financa duket se keni tendencën të shpenzoni për kënaqësinë tuaj. Sigurohuni që tëmos dilni nga vetjadhe shihni atëqë ju përcakton xhepi!
PESHORJA
Hapje, pavarësisht vështirësive
Të përgjithshmet: Kjo periudhë që vijon e kthen vëmendjen në një anë të vetes tuaj më mistike, në atë sensuale. Ajo që nuk e shihni, por që mund të ndjeni ka shumë rëndësi në jetën tuaj dhe ju bën ta shihni botën përreth jush ndryshe.Është pozicioni i ri në Uran tek Demi që aktivizon këtë fushë të veçantë. Emocioni do të mbajë një ngarkesë të rëndë dhe mënyra se si përjetoni ngjarjet në një mendje tjetër.
Parashikimet në dashuri: Diçka mbaron dhe diçka fillon. Ndoshta marrëdhënia që jeni ka arritur në fundin e saj. Ose ende mund të filloni një fazë të renë po të njejtën lidhje. Sido që të jetë e djeshmja nuk do të jetë e njëjtë me të sotmen, dhe e sotmja nuk do të jetë e njëjtë me të nesërmen.
Parashikimet profesionale: Përveç ndjenjave tuaja, pozicioni i ri i Marsit në Ujor ju drejton në profesionet tuaja. Ju detyron të jeni aktiv dhe t’i jepni hapësirë planeve tuaja ambicioze dhe krijuese. Ju do të shkoni shumë mirë me raportin shoqëror, kështu që nëse puna juaj ju detyron të jeni mes njerëzve dhe të jeni në dukje, do të keni mjaft suksese. Afërdita në Gaforre ju ndihmon të zhvilloni një lidhje me njerëz të shquar të cilët kanë fuqinë për të ndihmuar me planet tuaja, sidomos financat.
AKREPI
Vështirësi në praktik, por një ëndërr po realizohet!
Të përgjithshmet: Në këtë javë fillon të lind brenda jush një nevojë e papërmbajtshme për romancë, emocion dhe sensualitet. Nga tani e tutje, duket se asgjë nuk do të mbetet e njëjtë në aspektin e marrëdhënieve tuaja. Kontaktet tuaja me njerëzit përreth do të punojnë disi ndryshe. Fytyrat rreth jush mund të mos jenë të njëjta për periudhën e ardhshme. Duke dëgjuar zemrën tuaj dhe “dëshirat” tuaja do bëni zgjedhjet tuaja. Ndryshime të mëdha priten në profesion për shkak të bashkëpunimeve. Përgatituni të shijoni suksesin tuaj!
Parashikimet në dashuri: Partneri juaj do të jetë një mbështetje për ju, do jetë pranë jush për të diskutuar problemet që keni në mendje këtë periudhë. Duket se praktika e tij do t’ju nxjerrë nga rrugëdaljet dhe do t’ju ndihmojë të sqaroni brenda vetes çfarë ju shqetëson.
Parashikimet profesionale: Në profesion do të keni bashkëpunime të reja, kontratat dhe çdo formalitet që përcakton rregulla të reja në marrëdhëniet tuaja me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Afërdita tek Gaforrja ju nxit të kërkoni aventurë në punë, situata që do të shkaktojnë mendjen dhe aftësitë tuaja, kështu që sigurohuni dhe kënaquni me gëzimin e aktivizimit.
SHIGJETARI
Shkopin e kanë të tjerët!
Të përgjithshmet: Sundimtari juaj Jupiteri vazhdon të lëvizë retrospektivisht në Akrep, kështu që gjendja juaj psikologjike vazhdon. Instikti udhëzon zgjedhjet tuaja, ndërkohë në të njëjtën kohë ndjenja ka filluar të jetë më e madhe. Mund të bëheni në një moment tepër entuziast dhe në të njëjtën kohë tepër skeptik me botën tuaj të brendshme dhe nevojat tuaja. Pozicioni i ri i Diellit tek Binjakët për fat të mirë favorizon fytyrën tuaj sociale dhe arrini të gjeni kënaqësi nëpërmjet bashkëpunimit tuaj me të tjerët.
Parashikimet në dashuri: Sentimetalisht ka dashuri të thellë në jetën tuaj. Partneri juaj ju bën të ndjeni kënaqësi dhe vlerësim të madh. Kjo mirënjohje i jepet universit dhe sigurohuni që ajo do t’jua kthejë shumëfish. Edhe nëse jeni vetëm, ekziston një ekuilibër i brendshëm, i cili ju lejon të merreni me aventura të reja pa pengesa.
Parashikimet profesionale: Në punë gjërat po ndryshojnë ngadalë dhe nuk mund të bëni diçka për këtë. Prej tani e tutje vijnë prioritetet e reja dhe po kërkoni emocione të reja që ju ofron Urani nga Demi. Ekziston një qëndrim reagues që nuk ju lejon të mjaftoheni me të parëndësishmit. Edhe në lidhje me kolegët tuaj do të ketë balancime të reja. Në aspektin e financës qëndrueshmëria dhe përsosmëria do t’ju karakterizojnë, kështu që duket që do mbyllni borxhet tuaja dhe të vendosni bazat e reja për të ardhmen.
BRICJAPI
Ruani distancën
Të përgjithshmet: Peizazhi planetar ju ndihmon të shikoni çështjet e shëndetit dhe nga ana tjetër do ktheheni me shumë interes në fushën profesionale. Ndryshimet që priten të ndodhin brenda jush dhe do t’i përjetoni natyrshëm. Ndonjëherë koha ju bën “të ëmbël” dhe të qetë për të përjetuar atë që donit ju vetë të bënit më parë.
Parashikimet në dashuri: Në dashuri, duhet të mendoni përsëri rolin që kishit zgjedhur për të luajtur. Partneri juaj është vendosurnë një situatë që ju jeni kujdesur. Është mirë të marrë secili përgjegjësitë në marrëdhënie.
Parashikimet profesionale: Në punë vijnë ndryshime pa asnjë përpjekje.Përveç kësaj sot keni bërë përpjekje të veçanta dhe tani është momenti për të shijuar frytet e tyre.Nuk do e keni të vështirëtë gjeni njerëz që mbeten në vizionin tuaj, ku do mundeshit të ndani mendimet tuaja dhe të merrni përgjigjen që dëshironi. Në financa do vijnë ndryshime të mëdha përpara se stabiliteti të kthehet përsëri. Lëvizni me logjikë dhe mos lini asgjë në fatin e tij.
UJORI
Zjarr!
Të përgjithshmet: Kjo javë do të jetë pika qendrore e pozicionit të tij të ri të sundimtarit tuaj, Urani tek Demi. Ky pozicion sjell ndryshime të mëdha dhe vendime të rëndësishme. Familja, jeta dhe shtëpia do të fitojnë balanca të reja. Nëse keni qëndruar vetëm në shtëpi, kërkoni një më të socializuar në jetën e përditshme. Nga ana tjetër, jeni të gatshëm për të vënë në vendin e tyre ata që përfshihen në jetën tuaj personale dhe të sqaroni marrëdhëniet tuaja. Kushdo që ‘fut hundët’ në jetën tuaj, mirë do jetë të largohet sa më shpejt!
Parashikimet në dashuri: Në jetën tuaj emocionale ka pak grindje dhe duhet të mendoni mirë nëse jeni ju përgjegjës për të. Uleni tonin, sepse kohët e fundit nuk jeni në humor të mirë dhe jeni të shqetësuar. Nëse jeni vetëm, largoni tensionin me një shoqëri të mirë dhe ndoshta mund të lini një njohje të re që do evoluojë. Mos vendosni kufij.
Parashikimet profesionale: Marsi në shenjën tuaj jep energji dhe aktivitet në jetën tuaj profesionale. Zhvillimet do vijnë me lehtësi, ndërkohë do të keni forcën që t’i ndiqni me dinamizëm dhe energji. Për të bërë gjithë këtë, së pari sigurohuni që të keni qartë prioritetet dhe qëllimet që keni për të ditur drejtimin që do të ndiqni. Në financat, ndiqni ritmet tuaja dhe mos vuani nga presionet e atyre që janë përreth jush.
PESHQIT
Materiali i ëndrrave!
Të përgjithshmet: Asgjë nuk do të jetë e njëjtë këtë javë për ju. Të gjitha shenjat ndikohen në mënyrë të vendosur nga pozicioni i ri i Uranit tek Demi, kështu që nuk do të mbeteni i paprekur dhe ju. Përsa i përket miqësisë, marrëdhënieve dhe komunikimit, faktet e reja po zbatohen dhe zhvillimet nuk do vonohen të vijnë. Kini kujdes të mos lëvizni me spontanitet, por me gatishmëri për të përmbushur dhe rregulluar. Në të njëjtën kohë, stimuj të rinj jepen për të marrë iniciativa.
Parashikimet në dashuri: Jeni thellësisht të shqetësuar këtë kohë dhepo e bëni partnerin tuaj të ndihet i lënë pas dore. Mirë do jetë ta vendosni në lojë dhe të bisedoni me të.Idetë e tij do t’ju ndihmojnë të merrni vendime.Nëse jeni vetëm, jeta juaj sentimentale nuk ju shqetëson shumë këto ditë,kështu që kërkoni një shoqëri të mirë.
Parashikimet profesionale: Në biznesin tuaj do të keni dinamizëm këtë javë dhe vështirë për të gjetur pengesa për të rikuperuar rrugën tuaj. Bashkëpunimet dhe sugjerimet e reja do ju japin perspektiva të reja. Një fazë e re ju mbush me entuziazëm dhe me pritshmëri. Java është shumë e mirë për sektorin tuaj financiar, pasi do të ketë disa ngjarje të rastësishme që do t’ju ndihmojnë të merrni frymë në financat!
Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.a