Skandali i Fatmir e Agron Xhafajt ka sjellë përplasje edhe mes gazetarëve dhe analistëve politikë.
Audio-përgjimi i publikuar nga PD për vëllanë e Fatmir Xhafës dhe a duhet të japë dorëheqjen ai, ishte temë e debatit në emisionin Top Show dy ditë më parë.
Pjesë e panelit të të ftuarve ishin edhe analistët Shpëtim Nazarko, Alfred Lela dhe deputeti i PD, Ervin Salianji.
Këta të fundit janë përplasur keq me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar edhe fjalët ofenduese gjatë transmetimit live të emisionit.