• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri gjerman vjen në Tiranë: Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë…

14:52 : 11/05/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth do të vizitojë Tiranën përpara se të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Po ashtu ai do të jetë edhe në Shkup, ndërsa kujtojmë se Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE.

Në një intervistë për DW, ministri gjerman ka thënë se “Shqipëria ka arritur shumë, por Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë”.

Intervista
DW: Z. Roth, cili është qëllimi i vizitës tuaj në rajon?

Roth: Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit – punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

DW: Përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje javën e ardhshme nxorën sërish në sipërfaqe grindjet e vjetra brenda BE-së. Problemi i pavarësisë së Kosovës rrezikon suksesin e samitit, por tregon gjithashtu sërish ndarjet brenda BE-së. A janë këto ndarje të brendshme në BE që rrezikojnë perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Roth: Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e presidencës bullgare të BE-së do të konfirmojë perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është një mundësi e mirë për të diskutuar me miqtë dhe partnerët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor se çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë dhe ku mund t’i mbështesë BE-ja – me para dhe ekspertizë – në këto përpjekje. Ekzistojnë dy sfida kryesore: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit nga njëra anë dhe stabilizimi i sistemit të mirëqenies, i punësimit dhe ofrimi i një perspektive pozitive për brezin e ri në anën tjetër. Shpresoj që në këtë drejtim takimi i Ballkanit Perëndimor mund të dërgojë disa sinjale pozitive për njerëzit në Ballkanin Perëndimor.
Ne duhet të marrim parasysh se Ballkani Perëndimor nuk është një bllok homogjen. Kemi jemi duke zhvilluar bisedime me Malin e Zi dhe me Serbinë. Tani po diskutojmë për shansin për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe me IRJM-në (FYROM). Situata në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë është mjaft e vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar, por pa reforma thelbësore do të jetë e vështirë të ridinamizojmë procesin për këto dy vende. Por kjo nuk duhet të ndikojë në perspektivat e vendeve si IRJM-ja dhe Shqipëria.

DW: Nga Shkupi jo do të qëndroni për vizitë në Tiranë. Si e shihni rrjedhën e reformave në Shqipëri?

Roth: Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.

DW: A ka dallime midis Maqedonisë dhe Shqipërisë sa i përket progresit drejt BE-së?

Roth: Këto dy vende nuk janë në garë mes tyre. Komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për të dy vendet, rekomandimet janë pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt. Tani varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor. Pa arritje pozitive në të dy vendet nuk do të kishim marrë rekomandime të tilla pozitive nga Komisioni i BE. E sigurt është se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në BE.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026
SPORT

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026
BOTA

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026
AKTUALITET

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026
Para

Itali, Salvini dhe Di Maio në kërkim të një kryeministri

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

21:42 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom