• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kaosi nga lista e re e barnave, farmacitë mbyllen 2 orë të premten

13:13 : 10/05/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Nga Boldnews.al 

Në një kohë kur 475 mijë qytetarë presin që të marrin ilaçet me rimbursim nga shteti, farmacitë janë futur në kaos nga lista e re e barnave, për të cilën nuk kanë firmosur ende kontratat me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm dhe Kujdesit Shëndetësor. Sikur të mos mjaftonte kjo përplasje mes farmacistëve dhe Fondit, farmacistët në të gjithë vendin kanë marrë një vendim unanim për të pezulluar 2 orë shërbimin për qytetarët ditën e premte.

Vendimi është marrë për të kundërshtuar kontratën e Fondit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, për listën e re të barnave me rimbursim të vitit 2018. “Ditën e premte më datë 11.05.2018, nga ora 11:00-13:00 të pezullohet shërbimi në shenjë proteste ndaj arbitraritetit”, thuhet në vendimin e bërë publik nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, mësohet se në disa rajone farmacistëve po u bëhet presion nga Fondi, për lidhje kontrate me urgjencë.

Fondi ka bërë të ditur se lista e barnave me rimbursim ka hyrë në fuqi nga data 5 maj 2018 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për të gjithë pacientët në nevojë. Por, kjo listë nuk është e aksesueshme në momentin që farmacitë nuk kanë nënshkruar kontratën me Fondin, çka do të thotë se pacientët nuk mund të marrin dot medikamentet me rimbursim sipas listës së re.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lista e re përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternativa të para dhe 344 principe aktive. Ministria ka deklaruar se në listën e vitit 2018 janë përfshirë 36 barna të reja për diagnoza, si: insuficencë kardiake, kancer, hepatit C, demencë/alzheimer, diabet, etj, për trajtimin e pacientëve në shërbimet onkologjike, gastrohepatologjike, endokrinologjike, kardiologjike, psikiatrike, neurologjike etj. “Risi është përfshirja në këtë listë e herceptinës, njëra formë e saj, e cila së bashku me formën tjetër që sigurohet në QSUT arrin mbulimin 100% të nevojave të grave dhe vajzave për trajtimin e kancerit të gjirit”, ka pohuar drejtori i Fondit, Eduard Ahmeti.

Por, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, aktualisht kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, ka deklaruar se lista e re e barnave u është çuar farmacive natën dhe nga ajo janë hequr shumë ilaçe për të sëmurët: “Qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e barnave dhe një pjese të tyre iu është lejuar vetëm trajtimi i fëmijëve, për barna të caktuara që kanë të bëjnë me artritin, reumatizmin, sëmundje kronike të cilat shkaktojnë invaliditet me kalimin e kohës dhe kjo gjë është bërë vetëm e vetëm sepse paratë që shpërdorohen me konçensione në shëndetësi, nuk kanë mundësi më të mbështesin listën e barnave”.

Sipas Urdhrit të Farmacistëve, është hera e parë pas 15 vitesh që kontrata e Fondit me farmacitë për listën e barnave me rimbursim është miratuar në mënyrë të njënashme pa u negociar me palët. Në këto kushte, ata i kërkojnë kryeministrit Edi Rama q  të ndërhyjë për të detyruar Fondin të negociojë kontratat me farmacistët.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025
RAJONI

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025
RAJONI

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025
BOTA

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025
SPORT

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025
BOTA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025
Para
Foto ilustruese

Dhuna në qytetet angleze, “The Times”: E lidhur me bandat shqiptare të kokainës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com