• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetting-u në polici. Sot afati i fundit për dorëzimin e vetëdeklarimeve

12:44 : 07/05/2018
në AKTUALITET

Sot është dita e fundit për 11 mijë efektivë të policisë për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor.

gjithë ky proces mbështetej në 3 kritere: pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale. Në vlerësim kanë kaluar të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nga titullari deri tek punonjësi më i thjeshtë. Por, si ka rezultuar ky proces? Dhe çfarë pritet të ndodhë më tej?

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj i sqaroi këto pyetje në një intervistë në studion e lajmeve të Top Channel.

Sot është afati i fundit i dorëzimit të formularëve. Si ka shkuar ky proces? A kemi shifra në përqindje deri më tani?

Lexo edhe:

Shteti qesharak i Edi Ramës

Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga media, PS na përjashtoi nga “integrimi”

Deri tani procesi i ka përmbushur pritshmëritë tona. Shumica e punonjësve i ka dorëzuar formularët. Policia e Shtetit dhe Garda, duke qenë se kanë numra të mëdhenj, kishin parashikuar edhe struktura asistence për punonjësit. Procesi është mbyllur në Tiranë dhe rrethe. Për shifra të sakta do të flasim në ditët në vijim, pasi të bëjmë një analizë. Por, mund të them se 95%-98% e punonjësve e ka përmbyllur procesin e dorëzimit të formularëve.

Është folur përgjatë këtyre javëve për qindra efektivë që kanë dhënë dorëheqjen gjatë këtij procesi? Si qëndron e vërteta?

Dorëheqje ka gjatë gjithë kohës. Nuk kemi shifra të sakta se sa e kanë dhënë gjatë këtij procesi, por nuk besoj që është një numër i tmerrshëm dorëheqjesh. Gjithsesi, pas një analize mund të themi se sa ka ndikuar vetting-u. Pjesa dërrmuese e Policisë së Shtetit e ka dashur këtë proces, siç është vënë re nga konsultimet që kemi bërë. Theksoj se ligji nuk i paragjykon dorëheqjet.

Çfarë do të ndodhë me efektivët që dorëhiqen? A i shpëtojnë ata vetting-ut, pavarësisht dorëheqjes?

Ata që kanë dhënë dorëheqjen nuk janë më punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo SHÇBA-së, kështu që nuk mund t’i nënshtrohen këtij procesi. Vetting-u vlen vetëm për ata që janë në detyrë e duan të vazhdojnë në detyrë.

Kush do zërë vendet e atyre që janë larguar apo do të largohen pas vettingut? Do të ketë sërish testime?

Vakancat mund të plotësohen nga ish-punonjës ose nga Akademia e Sigurisë që ka kapacitete për të mbushur radhët.

Si do të vijojë tani procesi, që kjo fazë përfundon? Do të ngrihet fillimisht Komisioni i Jashtëm i Vetting-ut, që do drejtohet nga njerëz jashtë sistemit apo jo? Më pas si do të vijojë? Këto seanca a do të jenë të hapura për publikun?

Aktualisht po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetting-ut dhe Sekretariatit Teknik. Në datën 27 maj, bordi përzgjedhës, që është i përbërë nga 5 institucione, Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Shërbimi Informativ Shtetëror, komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shpallur vakancat. 5 vende për bordin dhe 15 vende të Sekretariatit Teknik. 10 vendet e tjera të Komisionit të Jashtëm plotësohen nga ILDKPI dhe 10 propozime nga pedagogët që vijnë nga rektori i Universitetit të Tiranës. Kur plotësohen vakancat, ngrihen organet dhe nis funksionimi e vlerësimi. Komisioni i Jashtëm vlerëson gradat e larta, pra nis vlerësimi nga maja e zbret poshtë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti qesharak i Edi Ramës

13:59 : 15/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga media, PS na përjashtoi nga “integrimi”

13:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Elia Zaharia zbulon përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës pas ndarjes, mesazhi thumbues i aktores

13:50 : 15/09/2025
AKTUALITET

A e ka opozita një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

13:37 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

DOKUMENTI/ PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

13:31 : 15/09/2025
Para

Presidenti Meta mbledh KLD, pritet shkarkimi i 4 gjyqtarëve

TË GJITHA

Shteti qesharak i Edi Ramës

13:59 : 15/09/2025

Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga media, PS na përjashtoi nga “integrimi”

13:52 : 15/09/2025

Elia Zaharia zbulon përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës pas ndarjes, mesazhi thumbues i aktores

13:50 : 15/09/2025

A e ka opozita një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

13:37 : 15/09/2025

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025

DOKUMENTI/ PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

13:31 : 15/09/2025

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

13:19 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com