Viktima e parë e turit të llogaridhënies. Shkarkohet drejtori i Hikotekës së Beratit.
Ministrja e Drejtësisë firmosi shkarkimin e drejtorit të ZVRPP të këtij rrethi, Robert Poçi pas ankesave të qytetarëve në takimin me Ministren e Drejtësisë gjatë turit të llogaridhënies.
Gjatë takimeve në njësitë administrative të Beratit, banorët kanë shprehur shumë pakënaqësi për punën e Hipotekës dhe madje kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj. Menjëherë pasi është kthyer nga Berati ku ka zhvilluar dy takime në komunat Otllak dhe Velabisht, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ZVRPP të këtij rrethi, Robert Poçi
Në shkarkimin e Poçit ka ndikuar edhe analiza e praktikave te prapambetura dhe trajtimit te tyre jashte afateve ligjore