Drejtuesi i një moçiklete mbeti i plagosur pasditen e sotme në Berat. Aksidenti u shënua rreth orës 15:00, në aksin rrugor Poshnje-Velmish, në afërsi të fshatit Velmish, ku motoçikleta ka dalë nga rruga.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë ku konstatuan se motoçikleta pa targa tip Nissan me drejtues shtetasin B.M, 50 vjeç, banues në Donofrosë, kishte dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u nis në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Nga veprimet paraprake dyshohet se shtetasi B.M, ka qënë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.